Faqja është akoma në fazë kompletimi



logo

21 korrik 2012

Hytbeja e Profetit Muhamed a.s. për Ramazan

Posted On 11:06 e paradites by Ekipi7 0 komentet

O njerëz, ju jeni duke hyrë nën hijen e një muaji të bekuar. Një natë e tij është më e mirë se njëmijë muaj. Allahu e bëri agjërimin obligim në këtë muaj dhe nxiti njerëzit të falen më shumë në netët e tij. Të kërkosh afërsinë me Allahun nëpërmjet një vepre të mirë do konsiderohet si kryerja e një akti të obligueshëm adhurimi. Në anën tjetër, kryerja e një akti të obligueshëm adhurimi do shpërblehet 70 herë më shumë se në çfarëdo muaji tjetër. Është muaji i vetëpërmbajtjes dhe shpërblimi për vetëpërmbajtjen është Xheneti. Është muaji i mbështetjes dhe ndihmës së të tjerëve dhe muaji në të cilin besimtarët do shijojnë begati.
Bëni shpesh katër gjëra, dy prej të cilave do kenë kënaqësinë e Zotit tuaj dhe dy të tjerat janë të domosdoshme për shpëtimin tuaj në jetën tjetër. Për sa i përket dy gjërave që pëlqehen nga Zoti juaj ato janë: të dëshmuarit të të qenët Një të Allahut dhe të kërkuarit falje. Ndërsa dy të tjerat janë: të kërkuarit prej Allahut të mirësisë së hyrjes në parajsë dhe të kërkoni mbrojtje prej Tij nga zjarri…”
(Transmeton Ibn Huzejme)


18 dhjetor 2011

Njeriu Musliman në mes shekujve të mungesës dhe udhëheqjes së re të njerëzimit.

Posted On 2:55 e pasdites by artparadox 0 komentet

Bazohet udhëtimi i njeriut dhe [ Krijimi i Civilizimit] mbi formimin e individit pastaj të familjes, por që ta krijosh një shoqëri të shëndosh asesi nuk duhet ta injorosh formimin e njeriut ( individit ).. dhe kanë rënë para nesh të gjitha teoritë socialiste dhe kapitaliste, sepse ato e injoruan formimin e individit, ose e formuan atë në formë kontradiktore duke bart me vete mikrobet e vdekjes!!
Socializmi e shihte që formimi i individit duhet të jetë në nënshtrim të plot ashtu si donte [ kjo ideologji ], sikurse e shihte që t'ia detyroj atij ideologjinë e tij materialiste sterile, dhe të tretet personaliteti i tij dhe liria e tij në shoqëri, që të jetë njeriu vetëm " një formë guri " në ndërtimin e shoqërisë, sepse ai është një model i përsëritur i cili nuk posedon veçori speciale, dhe nuk ia toleron në asnjë mënyr socializmi dhe regjimet ushtarake ta shpreh mendimin e tij të lirë me të cilin del nga margjina ( forma ) të cilin ia punuan atij dhe e instaluan në të.
Njeriu në regjimet totalitare jeton në mes të burgut, dhe ai është i detyruar që ta mposht vullnetin e tij dhe logjikën e tij dhe kreativitetin që posedon vetëm që të përshtatet me regjimin dhe format të cilat ia përgatitën atij planet e shtetit totalitar, ose . . rebelizmi ose mospërshtatja ( me këtë regjim ) të çojnë në burgje të tmerrshme të cilat nuk e meritojnë as shtazët, dhe në të cilat vdekja është më e lehtë, ndoshta vdekja është kërkesë nderi për ata që bien nën çekanin e socialistëve revolucionarë dhe ushtarakë.
Kurse kapitalizmi me të cilin u mashtruan shumë njerëz, dhe të cilën e konsideronin popujt si rruga e shpëtimit ai dështoj në paragjykimin e tij ndaj njeriun, e sidomos pas përvojës liberale amerikane e cila shpiku burgje të shëmtuara dhe gjenocide ndaj njerëzimit.
Shikimi i kapitalizmit ndaj njeriut – që në esencë – ishte se ai është ( gjallesë shtazore mendore ), pra ai është shtazë që mendon ose logjikon ose flet . . jo tjetër . . kurse shpirti i tij, ndjenjat e tij dhe pjesa shpirtërore, morale dhe njerëzore ato janë imagjinatë e pastër orientale ose fetare ( metafizike ) . . kurse luksi . . dhe interesat . . dhe përparimi në anët e realizueshme për shfryrje materiale dhe logjike . . janë pikësynim . . edhe nëse janë përmes doktrinës mikiaveli ( synimi e justifikon mjetin ) . . pra të gjitha mjetet aktuale dhe shkatërruese janë të pranuara, edhe nëse kërkohet përdorimi i forcës shtazarake ( ta kujtojmë burgun Ebu Graib ) dhe konfiskimi i dy kuptimeve të lirisë dhe demokracisë me të cilat mashtrohej njerëzimi, dhe i mbështeste ëndërrta e tij tek ajo.
E rëndësishme është se kështu u formua njeriu i verbër materialist ( liberal ) sa që natyra e tij e deformuar i injoroj të gjitha virtytet dhe moralet njerëzore, si dhe injoromi i fesë në emër të laicizmit e cila ua lë fenë objekteve fetare ose ( Zotit ) siç pretendojnë, kurse anët tjera të jetës të gjitha për Cezarin ( pushtetarin ) , , apo për pasionin e pushtetarit dhe logjikës së shthurur e ndarë nga inspirimi hyjnor, dhe injorimi i sistemit të Zotit për jetën dhe të jetës në raportin me Zotin, dhe raportet e njeriut me vëllanë e tij njeri, dhe raportet me tërë universin.
Sikurse u dërrmua ( njeriu individ ) në regjimin liberal e cila konspiroi ( në emër të logjikës, laicizmit, interesave, modernitetit dhe pasioneve materiale ), dhe punoi në shndërrimin e njeriut në një shtazë materialiste pasioniste e cila i adhuron numrat, gjërat, dhe ekzagjerimin, dhe nuk mendon për Zotin dhe ditën e gjykimit . . sepse kjo botë për të është e gjithë udhëtimi, dhe duhet ti shijojë – në çdo sekondë – gotat e lumturisë ai dhe rrethi i tij dhe vendi i tij dhe jo më shumë.
Kurse të tjerët . . le të shkojnë drejtë vdekjes së ngadalshme apo të shpejtë, ose le ta presin lumturin në botën tjetër në të cilën besojnë, për të cilën pretendojnë se punojnë për të!!
Dhe kështu u takuan liberalizmi sunduesi i botës sot me komunizmin në shkatërrimin e njeriut, edhe pse ndryshuan në mekanizma dhe parulla!!
Mirëpo i dërguari i Allahut Muhamed b. Abdullah – paqja e Zotit qoftë mbi të – qëndroi trembëdhjetë vite në Meke – dhe dhjetë në Medine – duke e formuar njeriun e plotë në të cilin vërtetohet pozitiviteti shpirtëror dhe fuqia njerëzore dhe morali hyjnor, dhe efektiviteti në punë dhe në investim të bazuar në sakrificë dhe bujari të rrallë përgjatë gjithë historisë..
Si dhe në edukimin e këtij njeriu besimtar në kuptimin e fushave të nënshtrimit të plotë – pasi që është urdhër i lëshuar nga Allahu ose nga i dërguari i tij i cili nuk flet nga pasionet, dhe nuk ka vend për mendim njerëzor – dhe në ato ( fusha ) që ka vend për mendim dhe konsultim, sepse janë fusha që Allahu nuk lëshoi ndonjë vendim, mirëpo e la të lirë për shpikjet e logjikës njerëzore, dhe është obligim – jo vetë e drejtë – përpjekja për kuptimin e formës më të mirë të realizimit të tyre, dhe në nënshtrimin e plotë aludon fjala e Allahut të madhëruar: " Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. " ( el-Ahzab 36)
Kurse në fushën e mendimit dhe konsultim, aludon fjala e Allahut të madhëruar: " Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet..." (Ali Imran 36)
Dhe duhet ta cekim se Sahabët ( shokët e Muhamedit a.s.) e kuptuan këtë ekuacion plotësisht, dhe i njohën kufijtë e caktuar në mes dy niveleve. Për këtë i tha Habab b. Mundhir të dërguarit të Allahut – paqja qoftë mbi të – para ( betejës së bedrit ): O i dërguar i Allahut, a është ky vend që Allahu ta caktoi, apo është mendim, strategji dhe konsultim? Kur ia ktheu i dërguari i Allahut: kjo është strategji dhe konsultim. Ai i tha – me modesti dhe mirësjellje -: ky nuk është vend i duhur... dhe i dërguari i Allahut u bind me konsultimin e Habab b. Mundhir.
Kështu e formoi profeti i Zotit njeriun, i cili di si ti nënshtrohet Allahut dhe profetit të Tij, di si ta përdor mendjen e tij, dhe adhurimin e tij e kryen me të dy çështjet së bashku . . dhe harmonizohet mendja me fuqinë shpirtërore, materiale dhe morale . . dhe di si ti vlerësoj interesat e përgjithshme dhe private me dashuri dhe respekt dhe bujari, dhe si ti jep prioritet asaj që ndodhet tek Zoti ndaj asaj që ndodhet në duar të njerëzve, dhe e vlerëson botën tjetër (Ahiretin) duke mos e injoruar raportin e tij me këtë botë, dhe beson – me një besim të fuqishëm shpirtëror – se Allahu e dërgoi që ti nxjerr kënd të dojë – me lejen e Allahut – prej adhurimit të robërve në adhurimin e Zotit të robërve, dhe prej ngushticës së kësaj bote në gjerësinë e dynjasë dhe ahiretit, dhe prej tiranisë së feve në drejtësinë e Islamit.
Njeriu musliman është njeriu i vetëm i aftë ta shpëtoj këtë anije tani.
Ai është njeriu që duhet ta formojmë pasi që jetuam në mjerim për tre shekuj, në të cilin mbetëm të pushtuar ( duke pranuan kolonializmin ) dhe duke iu përkulur dhe nënshtruar të gjitha paganizmave ideologjik dhe politik!!
Ai është njeriu që do ta ringjall në çdo minutë të kohës efektivitetin e saj, dhe në çdo pjesë të tokës jetën e saj, dhe ta ndriçoj besimin, sheriatin dhe civilizimin Islam në të përsëri . . dhe të bëhet ( thirrës ) me veten e tij, mendimin e tij dhe veprimin e tij.
Ai është njeriu i cili tretet në çdo namaz që të ngritet me të në piedestalin më të lartë, agjëron dhe agjërojnë me të organet e tij dhe idetë e tij, dhe shndrisin në të kuptimet shoqërore bujare me zeqat dhe lëmosh, dhe e di madhësinë e gjërave në realitetin e tyre . . dhe bën haxhin . . dhe i absorbon të gjitha mësimet e këtij pelegrinazhi profetik me babain e profetëve Ibrahimin a.s. deri te Muhamedi a.s. pastaj vendos ta bartë këtë flamur duke i trashëguar ata dy, krenar me këtë prejardhje të pastër, duke ia kthyer historisë kuptimin e saj profetik dhe njerëzor.
Është rikthyer treni njerëzor musliman në hekurudhat e tij, dhe disiplina e njeriut musliman janë përgëzime të lëvizjes dhe stacioneve të cilat i ka caktuar Islami si kërkesë e cila arrin në ( farz ajn ) për çdo musliman dhe muslimane .. dhe ( farz kifaje ) për tërë Umetin pasi ka arrit përçarja dhe dobësia në një nivel që nuk e pranon Islami, dhe është bërë njeriu musliman ( udhëheqës dhe individ, shtete dhe popuj) barrë e Islamit, niveli i këtyre pretenduesve nuk e arrin as nivelin e kohës dhe të civilizimit të tyre, e aq më pak atë nivel të paraardhësve të tyre të cilët e çliruan botën me fenë, diturin dhe shëmbëlltyrën e tyre.
Nën hijen e kësaj mungese dhe këtij mjerimi do të mbetet njeriu " euroamerikan " i cili i dhuroi botës përgjatë këtij qindvjeçari të fundit pamjet më të shëmtuara përmes luftërave botërore dhe rajonale, dhe përmes gjenocidit ndaj popujve, ndotjes së ambientit e moralit, dhe proklamimin e laicizmit, homoseksualizmit dhe devijimit . . kështu që përmes gjithë kësaj dhe të tjerave na dhuroi një model shtazarako-racist me të cilin është e pamundur vazhdimi, ose duhet t'ia hapim dhe përgatitim njerëzimit varrezat e tyre.

Me të gjitha negativitetet që jeton njeriu musliman, ai është i vetmi i cili posedon projektin të aftë për udhëheqje ( të njerëzimit ), dhe ta luaj rolin e shpëtimtarit të anijes së njerëzimit.
Ai është i vetmi i cili posedon mekanizmat dhe fondamentet e pikënisjes e cila është e pa të meta, siç posedon një përvojë ideale të gjallë e reale.
Dhe ai është i vetmi i cili mund ta mbroj botën dhe të sakrifikoj me veten e tij dhe pasurin e tij për hir të besimit të tij dhe fesë së tij, dhe kjo jetë nuk ka vlerë tek ai në rrugë të Allahut dhe të Ahiretit, dhe në shpëtimin e njerëzimit nga kthetrat shtazarake të liberalizmit, komunizmit dhe paganizmit.
Dhe së fundmi, ai është i kualifikuar – sikur të portretizohej përvoja e parë islame me mjetet dhe mundësit moderne – që ti afroj njerëzimit një shëmbëlltyrë ideale, i cili e detyron drejtësinë në njërën anë, kurse në tjetrën posedon mëshirën, dhe e tejkalon racizmin dhe ndeshjen e civilizimeve dhe të besimeve, dhe pasionin e çmendur në varfërimin e njerëzimit në emër të globalizmit, dhe gjenocidin ndaj popujve në emër të zhvillimit demokratik.
Ai është njeriu i drejt . . me miqtë e tij dhe me armiqtë e tij, njeriu i cili erdhi mëshirë për botën . . " E Ne të dërguam ty vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat." [ el – Enbija 107]
Përktheu: Rijad Imeri


2 tetor 2011

Ideologji Islame apo kënaqësi kryqtare?!

Posted On 9:06 e pasdites by artparadox 1 komentet


Duke hulumtuar në internet, gjeta disa fakte që rallë njerëz i kanë parasysh, bëhet fjalë për një njeri të cilin kohës fundit shumë mysliman e NGRITIN si LIDER I MUSLIMANVE, mirëpo realiteti është diçka tjetër. Një analizë të thellë që e kam bërë mbi këtë person, sipas të dhënave të disa vëllezërve të një forumi Sunnit  dhe sipas disa analizave dhe disa lajmeve që i kam gjetur në internet dhe disa fotove të cilat ndoshta edhe juve do t’ju habisin.
 Pra, do të fillojmë me prezentimin e këtij personi, të cilin askush (përveç All-llahut) nuk e din fytyren e vërtetë, i quajtur Rexhep Taip Erdoganit.
E para: Partija e tij AK parti është finansuar nga Ahmedi Nexhati  i Iranit:
alt
Gazeta britaneze Telegrafi shkruan: Irani jep një donacion prej 25 milion dollarësh për partinë Turke (të Rexhep Taip Erdoganit)  në pushtet.
Irani miratoi të jep një donacion prej 25 milion dollarë (16 milion funta ) partisë Turke AKP - Partija për Drejtësi dhe Zhvillim, një lëvizje që do ta rritë frikën se kryeministri Taip Erdogan po përgadit të braktisë kushtetutën shekullare të shtetit.
E dyta:
Më pastaj Tajip Erdogani e viziton shkollën masonike “Gorge Mason“, ku studentët MASON do të mund t'i bëjnë pytje kryeministrit turk për kulturën, politikën dhe religjionin.
alt
http://en.wikipedia.org/wiki/George_Mason ja këtu mund të lexoni më tepër për këtë univerzitet masonik që gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gorge Mason ka qenë njëri ndër njerëzit që kanë luajtur rol të madh në formimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe formimin e shtetit të rri masonik të quajtur SHBA e cila lozha e tyre sot e këtë ditë ka një rol të madh në SHBA edhe në botë.
E treta:
Fig 1:
alt
Fig 2:   
alt
Fig 3:
alt
E shifni këtë shenjë? E dini se çfarë kuptimi ka?
Është simbol i armatës së Izraelit. Quhet “SEVEN ARMED SAMDAN” apo në gjuhën shqipe Armata e Shtatë e Shemdanit. Krah për krah në të njejtin nivel dhe në shtatë qirinj, shandani është një nga simbolet e masonëve. I prodhuar tradiconalisht, simbolizon zjarrin e shenjtë. Shtatë krahu qirinjëmbajtës gjithashtu është amblema e Izraeilit e themeluar në vitin 1948.
Të ngjajshme janë gjithashtu ngjyrat e partisë së Erdoganit dhe amblemit të jehudëve, kjo nuk është një rastësi, gjithashtu në simbolin e partisë janë 7 zjarre.
E katërta:
alt
Taip Erdogani merr çmimin për trimëri nga jehudët.
E pesta:
alt
Taip Erdogani me Sharonin.
E gjashta:
alt
Tajip Erdogani në një fakultet katolik Shën Gjoni. Dhe disa miq të tij:
“O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë.“  (Kur`an  Maide:51)
E shtata:
alt
alt
Taip Erdogani i përket sektit NAKSHIBENDI, në këtë video mund ta vëreni se si ai shfaqet në 1:41 min të videos, me ish kryeministrin Nexhmedin Erbakan.
E teta:
alt
Kjo është hyrja e kabinetit të Kryeministrit Taip Erdogan, a ju ngjanë ajo në derën e hyerjes me flamurin e jehudëve?
Një debat rreth Rexhep Taip Erdoganit në një forum SUNNI një vëlla shkruan:
Vëllezërit nuk do të jenë të mashtruar nga Erdogani, ai është një mashtrues, gënjeshtar dhe tradhtar!!
Sa për AKP:  Ata zyrtarisht nuk e duan Sherijatin Islamik.
Sa për Erdoganin: Ai shumë herë tha se e mbështet “Laicizmin” (Shekullarizmin).
Dhe kur dikush dëshiron të më thotë se ata e përdorin demokracinë për të zbatuar Sherijatin, atëherë unë them se kjo është absolutikisht e gabuar, sepse çdokush që e di biografinë e tij, duhet ta dinë këtë: në të kaluarën Erdogani i përkiste partisë së Erbakanit, partia e Erbakanit ishte pro-sheriatike, dhe me të vërtet deshironin që ligji që sundon Turqinë të jetë Sherijati i Allahut, kur Erdogani ishte anëtar i partisë  së Erbakanit, ai u arestua, pasi që doli nga burgu ai u largua dhe filloji të dallon veten nga partia e Erbakanit dhe në vitin 2001 e themeloi partinë e tij të “islamit të moderuar” - AKP, sepse ai kishte mendimin se Erbakani dhe grupi i tij janë shumë “ekstrem“ (sepse ata me të vërtet donin të vendosnin sherijatin).
Erdogani dhe partia e tij AKP, janë shekullare ashtu siç janë dhe partitë e tjera laike në Turqi, i vetmi ndryshim është se partia e Erdoganit quhet “Islamike“ në mënyrë që të mashtrojë muslimanët e sinqertë në Turqi dhe për të marrë votat e tyre.
Dhe tani a mundet që dikush të më thotë se pse AKP duhet të quhet  “Partia Islamike“ ??
Sepse ata kanë dërguar qindra ushtarë në Afganistan, në mënyrë që këto ushtarë ti trajnojnë murtedat afgan - “Forcat e sigurisë”, në mënyrë që këto murteda të jenë në gjendje t’i vrasin dhe t’i luftojnë muxhahidët dhe për të vrarë muslimanët  e pafajshëm.  A kjo është ajo e ashtuquajtura ISLAMIKE????
Apo duhet që ta quajmë “Parti islame” sepse bashkëshortja e Abdullah Gjylit -  Hajrunnisa ka thënë se vajzat nuk duhët të veshin hixhab në shkollat fillore dhe ata vetë duhen të vendosin a duhet të veshin hixhab apo jo, kur ta arrijnë moshën ligjore (18 vjeç), … dhe ajo tha se në qoftë se ka lloje të tilla në Turqi, ajo do ti luftonte ato, tani parashtrohet pytja se një vajzë 16 vjeçare që dëshiron të vendosë për hixhabin në shkollë nuk do të jetë në gjendje ta veshë atë derisa ta arrinë moshën e pjekurisë “ligjore”??
Apo duhet që të quhet “Parti Islamike” sepse ata duan të instalojnë një mburoje me raketa të NATO-së në Turqi, në mënyrë që të munden t’i mbysin muslimanët kur të duan?
Apo duhet që të quhet “Parti Islamike” sepse ata ndryshuan qindra ligje vetëm e vetëm për ta kënaqur BE-në, në mënyrë që ata të bëhen pjesë e BE-së (edhe pse ata asnjëher nuk do të mund të antarësohen në BE, sepse në Turqi ende jetojnë musliman), mashaAllah, si mund të mendojnë të ndryshojnë ligjet e tyre në ligje islamike? Ohh, me vjen keq, kam harruar se AKP-ja nuk është një parti “radial-islamiste” dhe nuk dëshiron aspak ligj Sherijatik.
Ka edhe më shum pika për t’i cekur por pikat e përmendura mjaftojnë për të treguar se sa islamike është AKP-ja.
Një vëlla tjetër tha për Erdoganin:
Partia e Erdoganit ka shumicën në parlament dhe ata mund të ndryshojnë ligjet. Ai është dyftyrësh (hipokrit ), kemi shumë fjalë nga ai, por shumë pak vepër.
Gjithashtu kam dëgjuar se ata e kanë bërë zinanë hallall pas vitit 2000 vetëm e vetëm që të antarësohen në BE. Deri atëherë ishte e dënueshme me ligj, por prej atëherë nuk është më.
Pasuesit e Erbakanit me të vërtet e urrejnë Erdoganin. E kam vërejtur këtë.
Sa i përket asaj që thonë se ushtarët turk janë të mirë, a mos haruat ju që raportet e njëjta thonë se sa “të mirë” janë ata në trajnimin e murtedëve afgan, të quajtura “ forcat e sigurisë”.
A jeni krenarë me këtë?
Forcat Turke dhurojnë furnizime ushtarake për ushtrinë kombëtare afgane!
MashaAllah i mbështesin ata që i luftojnë Islamin dhe muxhahidat?
A jeni krenarë me këtë?
Dhe dëgjoni në një video se si ushtari turk i quan muxhahidet “ terrorist”,  ashtu siç forcat qafire amerikane i quajnë muxhahidët.
Në 1:12 sek.
Dhe shikoni se si mediat turke bëjnë propaganda kundër muxhahidëve në fillimin e kësaj videos:
Dhe dëgjoni se çfarë thotë tv spektatori në 0:30 sek “"bu yüzden ülkede 40.000 yabanci asker var, afghanistani talibandan korumak icin ve o askerlerin arasindada türk askeri var”, dhe kjo është arsyja pse ka 40.000 ushtarë të huaj për ta mbrojtur Afganistanin nga Talibanët, në mesin e tyre janë edhe ushtarët turk. Nëse kjo nuk është tradhëti drejt ummetit të Muhamedit alejhi selam, atëher çka është tradhtia?
Allahu i Madhëruar në Kur`an thotë: “Ata që besuan luftojnë në rrugë të All-llahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s’ka dyshim se intriga e djallit është e dobët.
 (Nisa: 76)
A kështu do të implementohet Sherijati i Allahut?
Kryeministri Turk kundershton propozimin e diskutimit të poligamisë.
E PREMTE , MAJ 27.2011.
Ankara Hyrrijet Daily News
Një propozim për diskutimin e legalizimit të poligamisë në Turqi ka qenë i refuzuar kategorikisht nga kryeministri i Turqisë.
Personalisht, është e pamundur të miratojë një ligj të tillë, i cili do ta legalizoj poligaminë. Unë gjithashtu nuk do t’i lejojë ata që ilegalisht janë të involvuar në këtë çështje tha kryeministri Rexhep Taip Erdogan.
http://www.hurriyetdailynews.com/n.php?n=pm-cold-to-proposal-on-polygamy-2011-05-27
Erdogani është një person, ai nuk është 75 milion, dhe kur thonë se Erdogani thotë këtë e këtë nuk do të thotë se Erdogani dhe 75 milion njerëz e thonë këtë, do të ju jap një shembull - nëse dikush flet kundër mbretit saudik, a është duke folur kundër të gjithë saudianëve apo vetëm kundër mbretit?
Pasi që e përmenda mbretin saudit: Kur mbreti saudit ndihmon qafirat kundër muslimanëve atëherë të gjith vëllezërit musliman me të drejtë e sulmojnë…por nëse Erdogani e bën pikërisht të njejtën, atëherë do ta lavdërojmë atë? PSE? A është kjo për shkak se partia e tij quhet ISLAMIKE?
Nuk është e pranueshme ti ndërojmë principet islame në mënyrë që ta mbrojmë Erdoganin apo dikë tjetër.
Më lejoni t’ju  sqarojë se çfarë dua të them:
Udhëheqja e AKP-së: Qeveria Turke ka dërguar 1799 ushtarë në Afghanistan për të mbështetur forcat e NATOS? Burimi : http://en.wikipedia.org/wiki/Interna...sistance_Force
Pra, çfarë janë duke bërë  atje? I trajnojnë  “forcat e sigurisë” afgane që ata të jenë të aftë t’i vrasin muslimanët?  Dhe Amerika ka lavdëruar Turqinë më shumë se një herë për rolin e tyre të “madh” në trajnimin e forcave të sigurisë afgane.
Dhe para se dikush dëshiron të mbrojë këtë kriminel dhe aktet e pabesueshme të tij, tju përkujtoj se: Nëse dikush thotë se ky veprim nuk është problem, atëherë ai vetëm se dëshiron ta mbron epshin e tij duke e kundërshtuar Sherijatin Islamik.
A i ndryshoi AKP-ja ligjet për të kënaqur BE-në? Po e bënë këtë! A mund dikush ta mohoj këtë? Asnjëherë!
Pjesëmarja  në partitë demokratike islame është e lejuar apo jo, është pytje tjetër që duhet të merren dijetarët, por është një pikë shum e rëndësishme në lidhje me këtë: Edhe ata dijetarë të cilët e kanë lejuar pjesëmarrjen në demokraci, e kanë lejuar atë vetëm në kushte të caktuara. Këto kushte janë që pjesëmarrja të jetë në dobi të muslimanëve dhe personi që gjendet në parlament voton kundër çdo ligji të kufrit dhe pastaj duhet të voton për çdo ligj pro-sherijatik, nëse një parti nuk e bën këtë atëherë si ta quajmë “ islamike”? Çfarë është dallimi në mes këtij lloji të partisë dhe partisë shekullare? Këtu nuk ka asnjë diferencë, nëse dikush voton kundër sherijatit, ai ka kryer një mëkat të madh, dhe sipas shumicës së dijetarëve personi bën kufër.
Pra , t’i përmbledhim argumentet:
Erdogani dhe AKP po mbështesin qafirat dhe murtedat kundër Muslimanëve në Afganistan, në mënyrë të qartë dhe askush nuk mund ta mohojë këtë.
AKP-ja voton kundër ligjeve sherijatike dhe këto ligje po implementohen.
Nëse dikush thotë se nuk jam real, nëse mendoni se një parti që kryen krimet e përmendura do të ndërton një shtet ISLAMIK  “hap pas hapi”,  atëherë ju nuk jeni real aspak dhe jetoni në botën e ëndrave.
A është mbështetja e qafirave kundër muslimanëve një akt i tradhtisë  ndaj Umetit të Muhamedit alejhi selam? Po, është, a është gabim që t’i thuhet  tradhëtar një personi t që tradhëton  UMMETIN E MUHAMEDIT alejhi selam duke dërguar ushtarë për t’i trajnuar murtedet?
Nëse një person e quan partinë e tij “islamike” dhe gjithmonë vepron që t’i përfitoj muslimanët dhe më pas ai kryen veprimet e përmendura më lartë, a nuk është kjo një mashtrim? Atë që bëri ai në DAVOS ishte me të vërtet një “shou”  i madh, por veprat flasin më shumë se fjalët.
Unë personalisht e kam përkrahur Erdoganin, por pasi që i pashë mashtrimet e tij, kam ndryshuar mendimin për Erdoganin dhe tash e urrejë. /sunniforum.com & teuhid.net/
BotaIslame.com


3 shtator 2011

Lufta dhe terrori në emër të Zotit, pj.II

Posted On 3:45 e pasdites by artparadox 0 komentet


Terrorizmi religjioz

Terrori në emër të Zotit dhe në emër të religjionit është i kamotshëm, por edhe dukuri e re. Është e vërtetë se shumë fjalë të cilat përdoren gjatë emërtimit të terroristëve, prejardhjen e tyre e kanë në grupet religjioze të cilat vepruan shumë më herët.
Etimologjia e fjalës angleze fanatik, zelot rrjedh nga zelota - lëvizje çlirimtare hebreje, e cila në vitin e 7 pas Krishtit filloi kryengritjen kundër romakëve. Kjo ishte hyrje në kryengritje nacionale me karakteristika të fuqishme religjioze që rezultoi me shkatërrimin e tempullit dhe Jerusalemit në vitin 70. pas këtyre trazirave zelotët e mposhtur u tërhoqën në fortifikatën malore të quajtur Masada, ku në vitin 73 (pas Krishtit) kryen vetëvrasje kolektive, pasi që ushtarët romakë pas një shtetrrethimi të gjatë realizuan një sulm të ashpër kundër tyre.
Aktivitetet e zelotëve i përshkroi historiani romak Josefus Flavius i cili thotë:
“Pasi që fshatrat u çliruan nga banditët, më pas në Jerusalem u paraqitën zelotët të cilët kryen mbytje në mes të ditës dhe pikërisht në qendër të qytetit. Solemnitetet festive u bënë periudha të tyre të veçanta. Në ato raste ata përziheshin me njerëz të tjerë ku nën rrobat e tyre i fshihnin shpatat e vogla me të cilat i mbytnin armiqtë e tyre. Pasi që këta mbyteshin, atëherë mbytësit ktheheshin duke marrë pjesë në vajtimet për të mbyturit, e kështu me këto sjellje iu shmangeshin që të mos zbulohen. Së pari e mbytën priftin kryesor Jonathanin, e pas vdekjes së tij mbytjet u bënë përditshmëri. Panikun të cilën e krijuan këto vrasje ishin më shumë alarmante se sa vet mbytjet. Të gjithë e pritnin vdekjen sikurse në fushëbetejë. Ata të cilët konsideroheshin si armiq, meshkujt i mbanin në distancë dhe nuk iu besonin aq shumë, madje edhe të afërmve të tyre, po qe se afroheshin. Megjithatë, ata likuidoheshin edhe nëse ekzistonte dyshim ndaj tyre, ndërsa vrasësit ishin mjaft të kujdesshëm. Ata ishin konspiratorë të shpejtë dhe në një mënyrë mjaft të shkathët të cilët dinin t’iu shmangen që të mos zbulohen si vrasës”.
Nocioni për vrasësin e porositur në gjuhën angleze dhe atë franceze - assassin - mban prejardhje muslimane, edhe atë nga një sekt ekstrem i dalë nga linja kryesore e shi’izmit.
Në vitin 1904 lindi një drejtim i ri i quajtur “propaganda e re”. Ky drejtim erdhi si rezultat i refuzimit të Hasan ibn Sabbah-ut i cili refuzoi t’a pranojë kalifin e ri el-Mustali. Ai e përkrahu vëllain e tij Nizar-in i cili ishte zhdukur në rrethana mistike. Ibn Sabbah-u filloi luftë guerile kundër pushtetit abbasitë në Bagdad, edhe atë duke qenë i fortifikuar në majën e kodrës Alamut në malet el-Bururz në verilindje të Teheranit - të përqendruar në një vend mjaft strategjik pranë rrugës më të shkurtër ndërmjet detit Kaspik dhe rrafshnaltës persiane. Ky sekt u bë i njohur si hashshashin, përdoruesit e hashashit/hashishistët. Nga kjo fjalë rrjedh nocioni “assassin”. Ithtarët e Ibn Sabahut këtë emër e morën për shkak se ata nën ndikimin e hashashit i kryenin aksionet vetëvrasëse, duke i vrarë udhëheqësit ushtarak të cilët afroheshin në afërsi të fortifikatës së tyre. Assassinët i kishin pushtuar disa fortifikata nëpër territorin e Persisë dhe në Sirinë e mesme, prej ku edhe i realizonin sulmet rishtuese. Ata kishin formuar një aleancë të fuqishme dhe pjesërisht sekrete të udhëhequr nga mjeshtri i madh da’i ad-du’a në Alamutë. Nën të, në shkallën hierarkike gjendeshin më shumë pleq da’i al-kabir, që secili veçmas përgjigjej për distriktin e veçantë, ndërsa nën to ekzistonin misionarët dhe propaganduesit. Në gradën më të ultë ishin fida’ijun-ët, (kamikazët vetëvrasës) të gatshëm për t’i kryer të gjitha urdhrat e mjeshtrit të madh.
Një përshkrim për mënyrën e sundimit të mjeshtrit të madh në Alamutë dhe ndikimit të tij ndaj atyre të cilët ishin të gatshëm t’a sakrifikojnë jetën e tyre, kishte ofruar Marko Pollo, i cili nëpër këto vise kishte kaluar në vitin 1271, edhe atë vetëm 15 vite pasi që mongolët e kishin pushtuar dhe shkatërruar fortifikatën.
“Askush nuk kishte guxuar të hyjë në kopsht, përveç atyre të cilët ai kishte menduar t’i konvertojë në hashshashin. Në hyrje ekzistoi një kështjellë e cila ishte mjaft e fortifikuar me qëllim që t’iu bënte ballë tërë botës, ndërsa nuk ekzistonte kurrfarë rruge tjetër për të hyrë në të. Në pallatin e tij i mbante disa djelmosha nga fshatrat në moshë ndërmjet 12 dhe 20 vjeç të cilët kishin prirje për jetë ushtarake. Në të njëjtën kohë ai në kopshtin e tij i ftonte katër, gjashtë ose dhjetë djelmosha dhe iu jepte një lloj lëngu për të pirë, e kështu ata binin në gjumë të thellë. Më pas barteshin brenda dhe kur zgjoheshin gjendeshin në kopshtet e bukura, ashtu që mendonin se gjenden në parajsë. Gjithashtu, gratë kujdeseshin për t’ua plotësuar të gjitha dëshirat të cilat ua kërkonte zemra. Atëherë kur plaku dëshironte t’a mbytë ndonjë nga princërit, mjaftonte që njërit prej djelmoshave t’iu thuhet: “Shko mbyte filan filanin, e kur të kthehesh engjëjt e mi do të të bartin në parajsë. E nëse ti mbytesh, atëherë unë do t’i dërgoj engjëjt e mi të të bartin në parajsë”.
Kah fundi i shek. 11 assassinët fituan një fortifikatë në Siri dhe ndërmjet tjerave ata arritën t’a konvertojnë princin selxhuk nga Halebi, Ridvan ibn Tutush-in në mësimet e tyre. Në vitin 1140 e pushtuan fortifikatën kodrinore Masajaf, rrënojat e të cilës edhe sot mund të shihen ndërmjet Homsit dhe Baniasës në Sirinë e mesme. Mjeshtri i tyre më i famshëm ndër forcat sirianë Rashiduddin Sinan-i aty sundoi me epitetin shejh al-xhabal, ‘shejhu nga kodra’. Ai kryqtarëve iu shkaktoi humbje të mëdha, ndërsa në tekstet e tyre historike ai përmendet me emrin le vieux de la montagne, ‘plaku nga kodra’.
Nocioni anglez huligan/bandit, thug, rrënjët e saj i ka në terrorin e motivuar përmes religjionit. Ajo fjalë rrjedh nga emri për shoqatën fetare indiane të vrasësve dhe plaçkitësve të paguar të cilët gjatë një mijë viteve - edhe atë prej fundit të shek. 7 e deri kah mesi i shek. 19 - në mënyrë sistematike i mbytnin udhëtarët nëpër fshatrat indiane me qëllim që t’i sakrifikojnë për hyjneshën hinduiste të terrorit dhe shkatërrimit të quajtur Kali. Llogaritet se gjatë disa shekujve vetëm me ngufatje janë mbytur afër një milion njerëz.
Deri në mesin e shek. 19, atëherë kur nacionalizmi, anarkizmi dhe komunizmi u bënë inspirim të veprave terroriste, religjioni ishte forcë lëvizëse e të njëjtave.
Madje edhe terrorizmi antikolonialist, si ai hebre kundër synimeve britanike në Palestinë gjatë mandatit bnritanik dhe aksionet e FLN-së kundër forcave kolonialiste franceze në Algjer, deri në vitin 1962 kishte komponentë religjioze, njëjtë si edhe konfliktet ndërmjet protestantëve dhe katolikëve në Irlandën Veriore ose ato ndërmjet hebrenjve dhe palestinezëve në territoret e okupuara.
Në këto konflikte, prapëseprapë motivet politike dhe etno-nacionale ishin kryesore. Në Irlandën veriore lufta zhvillohej ndërmjet dy grupeve të cilat synojnë statutin e shumicës, dhe që të dy konsiderohen si pakica; katolikët në Irlandën Veriore britanike dhe protestantët në tërë ishullin irlandez. Ata nuk e konsiderojnë veten e tyre si terroristë, por njësi paramilitare, dhe veten nuk e quajnë katolikë ose protestantë, por nacionalistë besnikë, gjegjësisht paramilitarë unionistë. Ata nuk bëjnë kurrfarë ndërlidhjeje religjioze me veprimtaritë e tyre. Ata, megjithatë shkojnë në kishat e tyre, por nuk e përdorin Biblën me qëllim që t’a arsyetojnë ose legjitimojnë dhunën e kryer. Elementet religjioze kanë mundur të gjenden edhe në konfliktet tjera ku identitetet religjioze dhe etnike ishin ngushtë të ndërlidhura, megjithatë, atëherë qëllimi ishte formimi i shteteve të pavarura shekullare. Si p.sh. kjo vlen për grupet radikale armene.
Madje edhe terrorizmi palestinez në fillim ishte shekullar. Grupet më të ashpra në luftë kundër Izraelit nuk i udhëhiqnin fanatikët muslimanë, por të krishterët të cilët iu takonin grupeve të ndryshme radikale socialiste dhe komuniste. Themelues i PFLP-së George Habash, i cili konsiderohet përgjegjës për një varg aksionesh terroriste ishte një mjek ortodoks grek. Bashkëpunëtori më i afërt i Habash-it, Wadi Haddad, për të cilin thuhet se ishte lider i “Shtatorit të Zi”, gjithashtu i takonte kishës së njëjtë dhe ishte mjek me profesion. Disa pirateri ajrore spektakolare ndaj avionëve të cilat i organizoi kjo organizatë, i kryen vajzat e familjeve të njohura palestineze të krishtera, ndërsa vrasësi i Robert Kennedy-së ishte Sirhan Bishara Sirhan, një djalosh palestinez i krishterë nga Tajjiba e Jordanisë.
Nga 13 grupeve terroriste të identifikuara në vitin 1968, atëherë kur terrorizmi politik arriti kulmin e saj, asnjëra prej tyre nuk ka mundur të karakterizohet si religjioze. Edhe pse disa grupe palestineze, Tigrat Tamile, IRA provizore dhe grupet terroriste armene, karakterizoheshin me elemente religjioze, prapëseprapë aspektet politike ishin dominuese.
Mund të thuhet se terrorizmi religjioz në skenë ktheu gjatë viteve të tetëdhjeta vetëm me revolucionin islamik në Iran në vitin 1979.
Gjatë viteve të tetëdhjeta regjimi i ri iranian sponsoroi disa grupe në më shumë vende të cilat dëshiruan të instalojnë regjimet e njëjta teokratike, dhe veprimtaria e këtillë është lehtësuar përmes faktit se revolucioni iranian përkon me vdekjet e ideologjive, ku kapitalizmi dhe komunizmi në botën muslimane u treguan si ideologji të harxhuara. Demagogët fetar në mënyrë mjaft të shkathët e shfrytëzuan këtë situatë, ndërsa xhamitë u bënë instrument të përshtatshëm për përhapjen e tezave të tyre anembanë botës. Porosia më tepër kishte karakter politik se sa fetar. Mirëpo ato porosi ngjyroseshin me një retorikë fetare e cila gjatë pesë lutjeve në ditë ka mundur të depërtojë deri tek shtresat e njerëzve anembanë botës islame, në pamundësi të intervenimit të drejtpërdrejtë të pushtetit. Një gjë e këtillë religjionin e bënte atraktive për demagogët të cilët atë dëshironin t’a shfrytëzojnë për qëllimet e tyre politike. Shembull i kësaj është Usme bin Ladin. Ai nuk posedon arsimim teologjik, as që është ndonjë autoritet fetar, mirëpo atë në asnjë mënyrë nuk e pengoi që të publikojë fetva me qëllim të legjitimimit të dhunës, sepse është mjaft i vetëdijshëm se porosia fetare i tërheq njerëzit e caktuar. Ai në mënyrë konsekuente i shfrytëzoi njerëzit të cilët gjendeshin në ndonjë vakum ideologjik dhe për të cilët më lehtë ishte të besojnë në diçka, se sa të mos besojnë asgjë.
Që nga viti 1980 lista e organizatave terroriste të Ministrisë Amerikane të Punëve të Jashtme nuk përmbante asnjë grup religjioz. Në vitin 1994 nga të gjitha 49 grupet terroriste, vetëm 16 prej tyre u identifikuan si fetare. Një vit më vonë kjo shifër arriti deri në 26, prej 56 sosh. Atëherë kur Madeline Albright në vitin 1998 e përpiloi një listë prej 30 organizatave më të rrezikshme terroriste, gjysma e tyre posedonin karakteristika religjioze me mbështetje ideologjike, edhe atë jo vetëm në religjionet e mëdha botërore, por edhe në një disa religjione tjera më të vogla, pak a shumë lëvizje mistike religjioze.
Tipike për terroristët e krishterë, hebrejë dhe muslimanë, por edhe për sektin japonez Aum dhe terroristët sikhë, është ndjenja e tyre e përndjekjeve dhe rrethimit. Prandaj, ata aksionet terroriste i konsiderojnë si ndonjë lloj të mbrojtjes nga fuqitë e mëdha të rrezikshme.
Tanimë edhe në Psalme mund të lexojmë në lidhje me këtë se si në të vërtetë është gjendja në pozitë të kapluar me fuqitë e errëta. “Sepse dëgjoi shpifjet e shumë njerëzve; rreth e qark sundon tmerri, ndërsa ata këshillohen midis tyre kundër meje dhe kurdisin komplote për të më zhdukur”, (Psalmet, 31:13) ose “O Zot, bëj që unë të mos jem i pështjelluar (i turpëruar), sepse Ty të thërras. Le të turpërohen të pafetë, le të heshtin dhe le të bien në ferr. Mbetshin pa fjalë buzët gënjeshtare, që flasin pa turp kundër të drejtit, me mëndjemadhësi dhe përçmim”. (Psalmet, 31:17-18).
Usame bin Ladini i arsyeton aksionet e tij në të njëjtën mënyrë. Ai veten e konsideron si mbrojtës i të gjitha viktimave muslimane në botë. Përveç muslimanëve të shtypur të Arabisë Saudite dhe palestinezëve të tiranizuar, ai i përmend edhe 600.000 fëmijë për të cilët pohon se janë mbytur me FN sanksionet kundër Irakut dhe për mbytjen e muslimanëve të Bosnjës. Ai i ndryshon tezat, ndërsa islamin e paraqet si viktimë të terrorizmit ndërkombëtar.
Ajo që, para se gjithash, e dallon terrorizmin religjioz nga terrorizmi shekullar politik, është të kuptuarit e terroristit religjioz, se dhuna është një lloj betimi dhe detyrë hyjnore. Ata konsiderojnë se mbajnë monopolin ndaj të vërtetës absolute fetare që reflektohet në emërtimet e tyre si; Hizbullah (Partia e Zotit), Xhundul Hakk (Ushtria e Zotit) dhe Aum Shinrikyo (E vërteta e lartësuar).
Përderisa për terroristin shekullar terrori i pa arsyeshëm që e godet verbërisht është kontraproduktiv dhe ndoshta plotësisht jo i moralshëm, siç duket për terroristin religjioz një lloj i atillë i dhunës për arritjen e synimeve të tij moralisht është e arsyeshme dhe e domosdoshme.
Për atë arsye, terrorizmi religjioz rrezikon që të godet më shumë rastësisht dhe të bëhet shumë më i përhapur se sa ai shekullar me qëllimet e tij politike të caktuara, pa marrë parasysh se sa në mënyrë konfuze e ka bërë atë. Grumbujt e armiqve të terroristit religjioz janë më shumë, andaj ata nuk hamenden të kryejnë mbytje masive dhe dhunë të verbët me përmasa të gjera. Terrorizmi i atillë merr një lloj të dimensionit metafizik e cila iu mungon atyre shekullaristë. Prandaj, kryerësit e ndiejnë veten të lirë nga dimensioni politik, moral dhe praktik, të cilat terroristi shekullar prapëseprapë konsideron se duhet të merren parasysh.
Dihet se 25% e të gjitha sulmeve të kryera terroriste gjatë vitit 1995 - por edhe 65% e viktimave - ishin të kryera na grupet të cilët ishin të motivuar nga qëndrimet religjioze. Pra, në disa sulme terroriste elementi religjioz solli deri në rritjen drastike të numrit të viktimave, sepse, siç duket për këto krime apokaliptike të motivuara, nuk konsiderojnë se duhet të merret parasysh ndonjë gjë për palën e tretë. Terroristët e motivuar nga aspekti religjioz veten e shohin si (detyrimisht) të inkuadruar në luftën ndërmjet të mirës dhe të keqes, në të cilën të gjithë ata të cilët nuk e ndajnë mendimin e tyre radhitën në palën e të keqes.
Më 11 shtator të vitit 2001 në New York dhe në atentatin kundër ambasadave amerikane në Keni dhe Tanzani në gusht të vitit 1998, muslimanët i mbytën disa muslimanë të tjerë, në mënyrë të njëjtë të pamatur ashtu si edhe viktimat tjera të pafajshme, ndërsa terroristi shekullar, atëherë kur bëhet fjalë për lëndimin e individëve të cilët nuk i konsiderojnë si ithtarë të grupit armiqësor, kanë një pengesë. IRA paralajmëron pikërisht para atentateve me bombë me qëllim që të minimizohen humbjet e jetëve të njerëzve të pafajshëm. Përkundrazi, sulmi ndaj World Trade Center ndodhi pikërisht atëherë kur të gjithë ishin në rrugë për në vendet e tyre të punës, qëllimi i të cilëve ishte mbytje sa më shumë të njerëzve. Sulmi me bombë nga fundamentalisti i krishterë Timothy McVeigh ndaj ndërtesës të qeverisë federale në Oklahoma City është realizuar nga shkaqe të njëjta dhe gjatë kohës së punës, ndërsa fundamentalistët islamik egjiptas në nëntor të vitit 1997 i sulmuan turistët në Luxor pikërisht në kohën kishte më së shumti vizitorë.
Megjithatë, terroristët fetar aksionet e tyre i konsiderojnë si mbrojtje, ose të citojmë ideologun kryesor të Hizbullahut, shejh Fadllallën i cili ka thënë: “Atëherë kur islami zhvillon luftë, atëherë luftohet si edhe çdo fuqi tjetër në botë e cila mbrohet me qëllim që t’a ruajë lirinë dhe ekzistencën e vet, dhe e cila detyrohet të ndërmerr metoda preventive në rast rreziqesh”.
Grupeve të këtilla sulmet e ashpra iu ofrojnë ndjenjën e fuqisë e cila nuk iu përgjigjet forcës së tyre reale, si p.sh. sulmi i Hizbullahut ndaj marinarëve amerikan në vitin 1983 në Bejrut ku jetën e humbën 241 marinarë amerikan ose kur terroristët sikhë e shkatërruan avionin e Air India, ku edhe mbytën 328 njerëz. Sulmet e tyre shpeshherë janë kryer në mënyrë të verbër, ndërsa veçanërisht iu drejtoheshin trenave përplot me njerëz. Prapëseprapë, ata pohojnë se e përfaqësojnë religjionin e paqes dhe sulmojnë vetëm atëherë kur harxhohen të gjitha mënyrat për paqe, andaj aksionet e tyre janë e vetmja mënyrë për t’iu shmangur shkrirjes në detin musliman dhe atë hindus. Sikhët synojnë instalimin e Khalistanit, shteti i të pastërve i cili duhet të pastrohet nga të gjitha ndikimit e huaja.
Ekziston edhe një dallim ndërmjet terrorizmit religjioz dhe atij shekullar. Në të vërtetë, ata me aksionet e tyre dëshirojnë të ndikojnë në grupet plotësisht të ndryshme. Terroristët shekullar orvaten të fitojnë përkrahjen dhe simpatinë për të cilën pohojnë se luftojnë dhe besojnë se me aksionet e këtilla prej tyre marrin përkrahjen, ndërsa terroristët religjioz janë të detyruar, ashtu siç ata besojnë, në luftë totale, e pasi që t’i kryejnë aksionet terroriste ato nuk i bëjnë në emër të ndonjërit ose për ndonjë tjetër, por vetëm për veten e tyre ose për ndonjë grup të vogël ithtarësh. Prandaj, ata konsiderojnë se nuk duhet të merret parasysh fakti se efektet e aksioneve të tyre e rrezikojnë botën, sepse aksionet nuk realizohen që të fitohet ndonjë simpati nga njerëzit, por për mirëqenien e tyre. Për atë arsye, dhuna pa dyshim mund të drejtohet kundër të gjithë atyre të cilët nuk shprehin simpati. Terrori është i shenjtë dhe drejtohet kundër jobesimtarëve ose fëmijëve të djallit.
Përderisa terroristët politik madje besojnë se në mendje e kanë të mirën e përgjithshme dhe mendojnë se aksionet e tyre do t’ua hapin sytë të shtypurve, ata religjioz në mendje e kanë vetëm dobinë për veten dhe sektin e tyre. Ata nuk kanë qëllime të njëjta konkrete politike, ekonomike ose sociale si shekullaristët, të cilët nuk kryejnë aksione sikurse këta më pak të neveritshëm, por është më lehtë për t’i kuptuar dhe më lehtë për t’i penguar.
Linja e përbashkët e të gjithë organizatave religjioze terroriste është përsiatja apokaliptike dhe eskatologjia e cila përqendrohet në idenë për fundin e shpejtë të botës dhe për shpërblimin e besimtarëve të vërtetë në Ditën e gjykimit, udhëheqje karizmatike, ku lideri ndaj ithtarëve të tij dominon në aspektin shpirtëror, emocional dhe në disa raste madje edhe ka liri seksuale, këndvështrim paranoid ndaj botës që ndonjëherë pasqyrohet në demonizimin e të paudhëzuarve dhe në izolim në një shoqëri të mbyllur, si dhe përgatitjet për betejën e fundit në formë të ndërtimit të depove të armëve të cilët mund të përmbajnë helme dhe armë tjera për shkatërrim masiv.
Sulmi i parë terrorist me përmasa të mëdha me lëndë kimike, në këtë rast gazi nervor sarin, është lëshuar në mars të vitit 1998 në një metro të Tokios. Përgjegjësinë e mori sekti religjioz apokaliptik japonez Aum Shinrikyo. Themeluesi i saj, Shoko Asahara, pothuajse plotësisht i verbët, të njëjtin vit publikoi një libër me titull “Katastrofa është duke iu afruar vendit të lindjes së diellit” ku parashikonte se Japoninë do ta godet Armagedoni përmes reve të gazta që do të vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku sundojnë muratorët e lirë dhe hebrenjtë. Kjo ditë gjykimi do të duhet të ndodh ose në vitin 1997 ose gjatë kalimit prej njërit në mijëvjeçarin tjetër. Kësaj katastrofe do të duhet t’i shmangen 40.000 anëtarë të sektit Aum dhe 10% të njerëzve nga pjesa tjetër e botës. Pas kësaj me botën do të sundojë një monark car, me siguri vet Asahara.
Në këtë sulm janë mbytur 12 njerëz dhe më shumë se 5.000 të tjerë ishin lënduar. Është zbuluar se grupi posedonte një arsenal të madh të armëve biokimike, biologjike dhe konvencionale, përfshirë këtu edhe iperitin, antraksin dhe TNT-në, që mjaftonte për mbytjen e dhjetë milionë njerëzve. Asahara eksperimentoi madje edhe me armë seizmiologjike me qëllim të shkaktojë tërmete.
Një grup hebrenjsh militant nga lëvizja Gush Amunim në vitin 1948 planifikoi që ta ngritë në ajër Xhaminë e shenjtë në Jerusalem, ashtu që në atë mënyrë të shkaktojnë luftë të shenjtë ndërmjet hebrenjve dhe muslimanëve, luftë me dimensione të atilla që Mesihu hebre të detyrohet të paraqitet dhe të inkuadrohet në këto aktivitete.
Një nga tiparet është edhe dehumanizimi i viktimës. Gjatë varrimit të Baruch Goldstein-it, i cili ishte ekzekutuar pasi që ai në shkurt të vitit 1994 kishte mbytur 29 palestinez në Xhaminë e Ibrahimit në Halil/Hebron, njëri nga rabinët prezent deklaroi: “Është dallimi i madh në dënim për atë i cili e lëndon një hebre dhe për atë që e lëndon ndonjë jo hebre... jeta e një hebreu është më e vlefshme se sa jeta e një johebreu”.
Organizata terroriste hebreje Kach dhe Hamasi islamik janë imazhi i njëri tjetrit. Që të dy këto organizata e ndajnë vizionin e njëjtë të shtetit religjioz e cila do të shtrohej prej Detit Mesdhe e deri në Jordani si dhe ksenofobinë të drejtuar ndaj gjithçka që ka lidhje me kulturën perëndimore e cila është e huaj dhe shekullare. Konflikti për këto dy grupet nuk është vetëm luftë në sipërfaqe të tokës, por edhe luftë kozmike me proporcione manikeje ndërmjet të mirës dhe të keqes.
E përbashkëta për të dy palët është edhe ajo që lufta ndaj kundërshtarit brenda taborit të tyre, medoemos të sanksionohet sipas ligjeve fetare.
Një akt i këtillë u realizua me rastin e mbytjes së Yitzhak Rabin-it. Vrasjes së tij i parapriu fushata me tipare/dhe frymë/fetare të cilat ishin të orientuara kundër tij, edhe atë në një afat prej dy viteve, ku ai dhe të gjithë ata të cilët e përkrahnin marrëveshjen e Oslos u karakterizuan si rozhim, rodfim dhe mosrim, vrasës, sulmues dhe tradhtarë. Iniciativën paqësore të Yitzhak Rabin-it rabinët hebrenj e shpallën si mëkat të madh, duke pohuar se ai i tradhtoi 3.000 vitet e historisë hebreje përmes koncesioneve/tërheqjes nga disa pjesë të tokës së premtuar. Pesëmbëdhjetë rabinë vazhdimisht i stimulonin ushtarët që të refuzojnë dëgjueshmërinë ndaj urdhrave të Rabinit për tërheqje nga pozitat në Judejë dhe Samarij, si dhe vazhdimisht theksonin se një akt i këtillë nuk është në harmoni me ligjin e shenjtë.
Prandaj, për vrasësin e Rabinit, Yigal Amir ishte detyrë fetare për ta likuiduar kryeministrin e tij, sepse sipas tij, procesi paqësor paraqiste tërheqje nga toka e premtuar, që në vazhdim do të shkaktonte shkatërrim të ri të popullit hebre. Gjatë seancës gjyqësore Yigal Amir-i tha: “Unë atë e kam bërë për shkak të Zotit dhe për shkak të popullit Izraelit”. Ai konsideronte se është i dërguar nga Zoti dhe tha: “Gjatë tre viteve jam orvatur të bëj diç të këtillë me qëllim që t’i pengoj planet e Rabinit. Nëse vazhdimisht je orvatur dhe nuk ke pasur sukses, atëherë medoemos t’a mbysësh”. Në pyetjen se a ka dëgjuar ndonjëherë për dhjetë urdhëresat, ai gjykatësit ia ktheu dhe i tha: “Është pikëllim që ti vetëm kaq di nga Tora”.
Në pyetjen se për çfarë arsye nuk është orvatur që të veprojë në kuadër të sistemit demokratik, ai u përgjigj: “Çfarë do të thotë e gjithë ajo kotësi për demokracinë. Nuk ekziston demokraci, prandaj ekziston judaizmi. Për disa vite do të më falënderoni për këtë që e kam bërë”.
Atmosferë e njëjtë psikologjike ekzistoi edhe në Egjipt atëherë pas marrëveshjes së Camp David-it në vitin 1978. Kryetari egjiptas Sadat akuzohej në të gjitha ligjërimet nëpër xhami dhe konsiderohej si i dalë nga feja e vërtetë. Halid Ahmed el-Islambuli duke i dëgjuar këto porosi përfundoi se detyrë fetare është që “Faraoni i ri të mbytet”. Në një letër të tij drejtuar motrës/ el-Islambuli/ kishte shkruar: “Unë nuk bërë kurrfarë krimi. Atë që e kam realizuar ishte për shkak të Allahut të Mëshirshëm, të Fuqishëm”.
Mirëpo, terrorizmi fundamentalist religjioz nuk është vetëm fenomen i botës së Tretë. Thuhet se arkivi policor amerikan përmban të dhëna për rreth 100.000 njerëz të cilët në ndonjë mënyrë janë të inkuadruar në dhunë të motivuar nga ndjenjat religjioze. Sot ekzistojnë disa qindra organizata dhe të ashtuquajtura kisha me rreth 500.000 anëtarë anembanë SHBA-ve. Këto organizata mbështesin ideologji të ndryshme, edhe atë duke filluar prej atyre që mbajnë ide antifederaliste, e deri te ata që shprehin urrejtje raciste religjioze. Këto grupe të ndryshme janë të bashkuara në rezistencën e tyre kundër çdo forme të qeverisjes, përveç asaj në nivelin komunal, në botëkuptimin e tyre për hebrenjtë dhe jo të bardhëve si fëmijë të satanës, në besimin për ekzistimin e një konspiracionit hebre që mund t’i iket vetëm përmes shkatërrimit të The Zionist Occupation Government në Washington. I tërë ai racizëm, antisemitizëm dhe urrejtje ndaj institucioneve shtetërore reflektohet në shprehjet religjioze dhe iu jepet një mbështetje teologjike. Anëtarët e atyre grupeve ekstreme veten e konsiderojnë si bastion të fundit kundër sulmeve të fuqive keqbërëse, the faithful remnant.
Liderët e këtyre lëvizjeve, sikur Norman Olson në Michigan Militias, Richard Girnt në Aryan Nations dhe Thoma Robba në Klu Kluks Klan, veten e quajnë pastorë ose reverend. Aryan Nations dhe kisha e tyre Church of Jesus Christ Christians madje posedojnë edhe variantin e tyre personal të fesë:
“Besojmë se sot është duke u zhvilluar luftë ndërmjet fëmijëve të errësirës - që sot janë të njohur si hebrenjë - dhe fëmijëve të dritës, racës ariane, Izraelit të vërtetë biblik. Besojmë në ruajtjen e racës sonë në mënyrë individuale dhe kolektive si popull, në mënyrën sipas së cilës ka përcaktuar vet Zoti. Si racë e tij hyjnore ne kemi marrë detyrë që t’i përmbushim qëllimet dhe planet hyjnore. Besojmë në ditën e llogarisë. Uzurpatori do të largohet përmes një force të tmerrshme të popullit të Jahves, atëherë kur t’iu kthehet rrënjëve të tij dhe fatit të tyre të veçantë”.
Populli i njollosur, the mud pople, siç janë hebrenjtë, zezakët dhe hispanics, migruesit latinoamerikan, medoemos të zhduken së bashku me të gjithë tradhtarët e bardhë në Armagedonin religjioz dhe racor. Në vitin 1984 policia në Arkanzas zbuloi 30 galonë cianid i cili duhej të përdoret në atë luftë. Në vitin 1987 u burgosën 14 militantë white supremacists të krishterë të akuzuar për planifikim të helmimit të ujit të pijshëm në dy qytete amerikane, që duhej të paraqiste parapërgatitje për Armagedonin. Shembulli tjetër i këtij terrorizmi krishterë janë sulmet permanente ndaj klubeve të lezbikave dhe klinikave për abortime. Në rastin e këtyre të fundit, një numër i madh i mjekëve e kanë paguar me jetët e tyre dhe në disa raste aksionet e këtilla i kanë kryer vet pastorët. Gjithashtu, shembull është edhe atentati me bombë kundër olimpiadës në Atlantë në vitin 1996. Gjashtë muaj më vonë u burgos Eric Robert Rudolph, i cili me siguri ka qenë i inspiruar nga mësimet e Christian Identity Movement.
Sipas këtij drejtimi ekzistojnë dy lloje të krijimit të përshkruar në Librin e Mojsiut. Përshkrimi i parë është i aranitëve të bardhë si fëmijë të Adamit. Populli arian - njerëzit e skandinavisë, ata me prejardhje gjermano-teutone dhe britanike janë fiset e humbura të Izraelit, për shkak të cilëve Jezusi, i cili ishte arianit e jo semit, është dërguar në tokë. Argument për këtë është domethënia e fjalës hebreje b’rith, aleancë, ndërsa fjala për njeriun është ish! Prandaj, anglosaksonët janë Izraeli i vërtetë, ndërsa Amerika është tokë e premtuar. Qeniet e gradës së dytë ishin hebrenjtë, të cilët lindën si rezultat i ngashënjimit të Evës në parajsë nga ana e tokës. Këto fëmijë të satanës më vonë u shumuan përmes Kainit, por edhe sot bëjnë vepra të gjarprit, d.t.th., vepra djallëzore. Argumentin se vërtetë hebrenjtë rrjedhin nga satana, ata e gjejnë në Ungjillin sipas Gjonit, 8:44 ku thuhet: “Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj”.
Për zezakët dhe njerëzit tjerë jo të bardhë pohojnë se janë njerëz para periudhës së Adamit dhe se janë në nivel ndërmjet majmunëve dhe qenieve njerëzore, dhe se nuk janë e keqe e domosdoshme, por ata janë të gjykuar që të mbeten shërbëtorë të racës së bardhë. Një nga qëllimet më të rëndësishme të këtyre lëvizjeve krishtere është që Amerika serish t’i jepet racës së bardhë arianite. Një gjë e atillë do të mund të ndodh pas Armagedonit ku hebrenjtë dhe “popujt tjerë të ndyrë” (the mud pople) do të zhduken. Hebrenjtë i llogarisin si ithtarë të satanës të cilët do të zhduken, pikërisht si edhe qeveria amerikane me të cilën qeverisin interesat hebreje, The Zionist Occupation Government medoemos të shkatërrohet.
Ideja qendrore është mbrojtja e amerikanit mesatar nga komploti i elitës sunduese. Në atë retorikë nocioni New World Order Conspiracy vazhdimisht përsëritet. Ka mbetur shumë pak kohë, sepse fitorja përfundimtare e komplotistëve është afruar. Liria amerikane së shpejti do të mund të bëhet e kaluar përmes - shih çudinë - një grushtshteti në regji të Kombeve të Bashkuara.
KB-ja është armiku numër një, Babiloni i ri, i cili tanimë në fshehtësi i vendos trupat në territorin amerikan. Qeveria amerikane është një vasal i rëndomtë i të ashtuquajturës vëllazëri e fshehur e Luciferit dhe KB-së me të cilën qeverisin hebrenjtë, muratorët e lirë, mafia, komunistët dhe “elementet tjera amerikane”. Thuhet se anembanë kontinentit amerikan janë themeluar 130 kampe të përqendrimit ku protestantët besimdrejtë do t’i dërgojnë së bashku me poseduesit e armëve dhe me “patriotët tjerë të pathyeshëm”. Sipas këtyre teorive konspirative ekzistojnë plane për ndërtimin edhe të disa llogoreve/kampeve të përqendrimit/të tjerë, ku tanimë profesionistët gjaketur për torturë, të stërvitur nën regjinë e KB-së janë duke e pritur momentin e tyre.
Anëtarët e këtyre organizatave pothuajse qind për qind janë të bardhë të gjinisë mashkullore dhe pothuajse tre të katërtat rrjedhin nga radhët e klasës punëtore. Më shumë se 90% janë protestantë, shumica metodistë ose baptistë me prejardhje nga i ashtuquajturi rrip biblik dhe nga zonat e pashkelura malore të Amerikës verilindore. Përkundrazi, në bregun lindor fundamentalistët radikal nuk posedojnë ndonjë sipërfaqe të volitshme për idetë e tyre.
Ideologjia e të djathtës religjioze ekstreme amerikane është një konfuzion i elementeve religjioze dhe shekullare: patriotizmit dhe fetishizmit kushtetues, religjionit dhe fundamentalizmit, retorikës së ligjit dhe renditjes dhe pak a shumë të teorive bizare të konspiracionit, racizmit dhe antisemitizmit.
Ata janë të inspiruar nga citatet biblike siç është Libri i Dytë i Mojsiut 15:3-6 ku thuhet: “Zoti është një luftëtar, emri i tij është Zot. Ai hodhi në det qerret e Faraonit dhe ushtrinë e tij, luftëtarët më të mirë të tij u mbytën në Detin e Kuq. Ata mbulohen nga humnera; ranë në fund si një gur. E djathta jote, o Zot, është e mrekullueshme në fuqinë e saj. E djathta jote, o Zot, i dërmoi armiqtë”.
Bomba që eksplodoi në prill të vitit 1995 në Oklahoma City deri më tani ishte kulmi i dhunës me zërat religjioze në SHBA. Atentati kundër Alfred P. Murrah Federal Building kushtoi 168 jetë njerëzish, ndër ta edhe 19 fëmijë të kopshtit për fëmijë i cili gjendej po në atë ndërtesë. Realizuesi i këtij akti Timothy McVeigh ishte veteran i luftës së Gjirit dhe i takonte organizatës paramilitare Michigan Militias, organizatë kjo e cila numëron rreth 12.000 ithtarë dhe e cila me seriozitet beson se qeveria amerikane që sot disponon me një program politik me qëllim të kontrollit të plotë ndaj çdo qytetari amerikan.
Sipas Timothy McVeigh, Oklahoma City ishte qendra e atij konspiracioni. Atje, në perëndim të Mississipit, do të depërtoheshin të gjithë patriotët dhe ku tanimë ekzistojnë pesë krematoriume të gatshme me kapacitet për djegien e 3.000 patriotëve në ditë.
Me qëllim që të pengohet një gjë e këtillë, Armagedoni medoemos të shpejtojë me atentatin ndaj ndërtesës federale, simbolit të pushtetit qendror të urryer. Lëvizjet policore të inspiruar nga religjioni disa vite para atentatit në Oklahoma City u zgjeruan anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Hulumtimet treguan se grupet e ndryshme në 33 shtetet federale mbanin kontakte reciproke me qëllim të planifikimeve të përbashkëta për betejën përfundimtare kundër The Zionist Occupation Government (ZOG) në Washington, që sot në vend të komunizmit është bërë armik i tyre kryesor. Romani The Turner Diares iu shërbeu organizatave të këtilla si një lloj Bible. Autori i këtij libri të publikuar në vitin 1978 është William Pierce, lider i organizatës neonaciste National Alliance. Libri i cili është shitur në tirazh prej disa milionëve, përshkruan luftën e lëvizjes së arianitëve të bardhë të rezistencës kundër ZOG-ut, ndërmjet tjerave duke i ngritur në ajër selitë kryesore të FBI-së me bomba të të njëjtit lloj sikurse të McVeigh-ut, të përgatitura me përzierje të një mase artificiale dhe me vaj motori. Pas një varg sulmesh të suksesshme me bomba atomike ndaj qyteteve të bregut lindor - që për milicinë janë të urryer, e pas së cilëve pason sulmi i ri atomik, kësaj radhe ndaj Tel Avivit - kombi amerikan përfundimisht do të lirohet. Pas fitores përfundimtare banorët e SHBA-ve do të zvogëlohen deri në 50 milionë arianitë të bardhë, ndërsa hebrenjtë e botës do të zhduken. Në këtë libër Hitleri është quajtur si the Great One.

Linja e përbashkët e të gjitha lëvizjeve terroriste, pa dallim mbështetjet e tyre religjioze, mund të rezymohet në këtë që vijon:
- qëndrim të qartë manikejist ndaj jetës me ndarjen e papajtueshme të botës në të mirë dhe në të këqij dhe theks në refuzimin e të gjitha modeleve pluraliste shoqërore;
- besim në pagabueshmërinë e qëndrimeve dhe bindjeve të tyre jetësore, dhe legjitimitet për pikëpamjet e tyre të cilat mbështeten në të vërtetat e përhershme. Rezultati është jotoleranca ekstreme dhe moralizmi;
- fiksim në skenat apokaliptike të shkatërrimit të botës, në luftën përfundimtare dhe kaos, që shpie drejt paranojës politiko-religjioze dhe përsiatjeve konspirative të cilat i stimulojnë botëkuptimet për një aksion të domosdoshëm përmes kundërmasave dhe vetëmbrojtjes së fuqishme;
- vështrim ndaj së kaluarës dhe izolim i shpeshtë vullnetar nga kulturat bashkëkohore mëkatare të cilat e njollosin njeriun. Në vend të kësaj ata synojnë rivendosjen e shoqërisë së hershme të idealizuar dhe harmonike - në rastin musliman, të ummetit, bashkësisë së hershme të besimtarëve, ndërsa në rastin amerikan bashkësinë sektare të etërve pelegrin të cilët konsiderohen si qelizë e parë e kulturës së vërtetë amerikane;
- formalizmi i religjionit si shpëtim i vetëm dhe si mjet absolut efektiv kundër të gjitha të këqijave dhe të gjitha problemeve individuale dhe atyre shoqërore.

Duke e përgatitur rrugën për një shoqëri ideale krishtere, hebreje, sikhe apo muslimane, këto grupe dhunën dhe shtypjen ndaj atyre që nuk mendojnë si këta, e legjitimojnë plotësisht, dhunë e cila me të drejtë mund t’i godet ata të dobëtit ose indiferentët në fenë e tyre. Të gjithë armiqtë e fesë do të shkatërrohen në rrugën deri te shteti i vërtetë hyjnor, ndërsa duke kryer dhunë, këto grupe do të bëhen dorë e zgjatur e Zotit. Gjithashtu, karakteristikë tipike e një vepre terroriste të motivuar përmes religjionit - pa dallim nëse atë e kryen një i krishterë, muslimanë, sikhë apo hebre - është edhe ajo se rrallë herë përcillet me një letër pranuese të veprës që e motivon aktin e dhunës apo që përcjell një porosi ideologjike që pritet të tërheq grupe tjera apo që përmban kushte për t’u përmbushur me qëllim që terrori të mos vazhdojë më tej. Në strategjinë komunikatave të terrorit religjioz, skena - siç thuhet - është e çliruar nga teksti. Porosia e 11 shtatorit ndërmjetësohet vetëm përmes fotografisë dhe pa ndonjë tekst. Rezultati i saj është mundësia që akteve të dhunës t’i jepen komente të ndryshme të mundshme, shumë e mundur, të jetë edhe qëllimi themelor i sulmit. A ishte 11 shtatori pasojë e çështjes së pazgjedhur palestineze ose atentati ishte protestë kundër prezencës së ushtarëve amerikan në territorin saudit, që është vend i shenjtë për muslimanët, a ishte faktori shkaktues konflikt parimor i vlerave ndërmjet Perëndimit shekullar dhe qëndrimeve islame për shoqërinë e drejtë ose qëllimi ishte të nxitet clash of civilisations /përleshja e qytetërimeve/ të Hantingtonit, për të cilën aq shumë është diskutuar?
Ndaj kësaj pyetje ende nuk është ofruar përgjigje. Megjithatë, porosia ishte e qartë edhe për miqtë edhe për armiqtë - vullnet për të zhvilluar luftë totale të pakompromis ose /të shërbehemi me fjalët e Usame bin Ladinit/xhihadi ekziston.

Përktheu në shqip: Behxhet Jashari

Opinionet subjektive të autorit dhe interpretimi i ngjarjeve historike nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e blogut http://aktuale.blogspot.com


Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More
 

Islam-tim Copyright © 2010 Islam-tim is Designed by Ekipi7