Faqja është akoma në fazë kompletimi



logo

21 korrik 2012

Hytbeja e Profetit Muhamed a.s. për Ramazan

Posted On 11:06 p.d. by Ekipi7 0 komentet

O njerëz, ju jeni duke hyrë nën hijen e një muaji të bekuar. Një natë e tij është më e mirë se njëmijë muaj. Allahu e bëri agjërimin obligim në këtë muaj dhe nxiti njerëzit të falen më shumë në netët e tij. Të kërkosh afërsinë me Allahun nëpërmjet një vepre të mirë do konsiderohet si kryerja e një akti të obligueshëm adhurimi. Në anën tjetër, kryerja e një akti të obligueshëm adhurimi do shpërblehet 70 herë më shumë se në çfarëdo muaji tjetër. Është muaji i vetëpërmbajtjes dhe shpërblimi për vetëpërmbajtjen është Xheneti. Është muaji i mbështetjes dhe ndihmës së të tjerëve dhe muaji në të cilin besimtarët do shijojnë begati.
Bëni shpesh katër gjëra, dy prej të cilave do kenë kënaqësinë e Zotit tuaj dhe dy të tjerat janë të domosdoshme për shpëtimin tuaj në jetën tjetër. Për sa i përket dy gjërave që pëlqehen nga Zoti juaj ato janë: të dëshmuarit të të qenët Një të Allahut dhe të kërkuarit falje. Ndërsa dy të tjerat janë: të kërkuarit prej Allahut të mirësisë së hyrjes në parajsë dhe të kërkoni mbrojtje prej Tij nga zjarri…”
(Transmeton Ibn Huzejme)


11 shkurt 2011

Konferenca e Shejtanit

Posted On 2:51 m.d. by Ekipi7 0 komentet


“Njerëzit janë si Hëna, edhe ata e kanë anën e tyre të errët”
Në këtë fjalë hyrëse, duke iu drejtuar shërbëtorëve të tij të këqij, shejtani ka thënë: “Nuk mund ti ndalojmë myslimanët të shkojnë në xhamia. Nuk mund t’i ndalojmë të lexojnë Kur’an dhe ta mësojnë të vërtetën. Nuk mund ti ndalojmë të formojnë lidhjen intime me All-llahun xh.sh. Kur e vendosin këtë lidhje me Allahun xh.sh. nuk do të kemi më fuqi mbi ta. Ndaj, lejoni të shkojnë në xhamia. Lejoni që të drejtojnë jetën e tyre konservative ashtu që të mos kenë mundësi të vejnë kontakt me All-llahun xh.sh.
Kjo është ajo që dëshiroi ta arrini, shërbëtorët e mi. Tërhiquani vëmendjen që të mos kapen për Krijuesin e tyre dhe që ta mbajnë këtë lidhje thelbësore me Atë gjatë gjithë ditës!”.
“Si do ta arrijmë këtë ?” bërtitën shërbëtorët.
“Bëni çmos që të angazhohen me gjëra jo të rëndësishme në jetë dhe shpikni kurthe të panumërta që mendjet e tyre të jenë të preokupuara”, u përgjigj.
“Thirrni të shpenzojnë... shpenzojnë... shpenzojnë dhe le të japin... të japin... të japin. Bindi gratë që të punojnë me orë të tëra, kurse burrat të punojnë 6 – 7 ditë të javës, 10 -12 orë në ditë, për t’u mundur që vetvetes t’i lejojnë të përballojnë jetën e tyre boshe. Parandaloni dhe pengoni të mos e kalojnë kohën me fëmijët e tyre. Kur familjet e tyre të shpërndahen, së shpejti shtëpia e tyre nuk do të jetë e mjaftueshme që t’iu ofroi strehim nga presioni i punëve....!”
“Përforconi mendjet e tyre ashtu që mos ta dëgjojnë atë zë të vogël të qetë as në vetvete. Joshni ata që ta ndezin radion ose kasetofonin kur janë duke e drejtuar makinën, që vazhdimit ta mbajnë të ndezur TV-në, DVD-në dhe llogaritarët në shtëpitë e tyre. Kujdesuni që çdo dyqan – lokal afarist dhe restorant kudo në botë vazhdimisht të mbajë të lëshuar muzikën. Kjo do t’ju mbinkargoj mendjet e tyre dhe do ta shkatërroj atë lidhje me All-llahun xh.sh.”
“Stërmbushni tavolinat e tyre me revista dhe me gazeta. Bombardoni mendjet e tyre gjatë 24 orëve me lajme. Tërhiquani vërejtjen me pano – plakata përskaj rrugës kur janë duke udhëtuar me makinë. Vërshoni – përmbytni kutit e tyre të postës me postë – dërgesa të pa vlefshme, me katalogje promovuese dhe me llojet e biltenava dhe ofertave të prodhimeve pa pagesë, shërbime dhe shpresa të kota. Në faqet e para të revistave të modës vendosni manekinet e bukura, ashtu që bashkëshortët të bëhen të pa kënaqur me bashkëshortet e tyre. Kjo së shpejti do t’i shkatërroi familjet e tyre!”.
“Ndikoni te ata që ta teprojnë edhe në momentet e rekreacionit. Po ashtu ndikoni që nga rekreacioni të kthehen të lodhur, të shqetësuar dhe të papërgatitur për javën e ardhshme. Mos i lejoni që të dalin në natyrë që të mahniten me bukuritë e krijimtarisë së All-llahut xh.sh. Në vend të saj dërgoni në Luna Parqe, në ndeshje sportive, në koncerte, kinema. Ndikoni që të jenë të zënë... të zënë... të zënë.!!!! E, kur të takohen për tema fetare, shoqërimit shpirtëror, inkurajoni në thashetheme dhe në tregime të pa vlefshme, ashtu që në fund të shpërndahen me konfuzion në ndërgjegjësim dhe me ndjenja të çrregulluara.
“Nuk ka lidhje, lejoni ju atyre që të merren me fitoren e kërkesave të tyre. Por, ngarkoni jetën e tyre me shumë gjëra, ashtu që të mos kenë kohë, mos t’iu mbetet kohë që të kërkojnë fuqi nga All-llahu. Së shpejti do të fillojnë të mbështeten në fuqinë e vet ose forcat vetanake, duke sakrifikuar shëndetin dhe familjen e tyre në emër të atyre gjërave të mira. Do të fitojmë! Do të fitojmë!”

Kjo ishte e drejta konvencionale e vërtetë. Shërbëtorët Evil u nisën me entuziazëm që t’i kryejnë detyrat e tyre, që t’i bëjnë myslimanët e angazhuar... të angazhuar... të angazhuar dhe të vrapojnë andej e këndej. Unë mendoi se tash na shtrohet pyetja:

A ka pasur shejtani sukses me kurthet - intrigat e tij ?
Ju vendosni.
Vetëm një pyetje .....
A jeni të ZËNË ????



Përktheu dhe përshtati
Esat ef.Rexha


Rrënohen muret e kishës në Kala

Posted On 2:33 m.d. by Ekipi7 0 komentet


Pas reagimeve të shumta dhe stopimit të punëve, mbrëmë vonë ka filluar rrënimi i konstruksionit në Kala, për të cilin zyrtarët thoshin se do të jetë muze, por që kishte formën e kishës.
Tani për tani, nuk dihet se me urdhër të kujt ka filluar të rrënohet objekti në Kala, pasi ende nuk ka informata nëse është ndërmarr kjo iniciativë nga institucionet shtetërore apo nga popullata e revoltuar.
Në kohën kur dhe u dha alarmi për fillimin e ndërtimit të kësaj kishe, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), hodhi poshtë se aty do të ndërtohet kishë, pasi, sipas kësaj partie në pushtet, bëhej fjalë për objekte në të cilat do të eksponohen artefaktet e gjetura gjatë hulumtimeve arkeologjike të bëra në këtë lokacion.
BDI-ja u zotua se çdo tentative tjetër nuk do të ketë sukses. “Këtu do ketë artefakte për kultura dhe histori të popujve të ndryshëm që kanë qenë në këto troje, duke përfshirë këtu edhe fiset ilire dhe popullin shqiptar, çdo tentativë tjetër nuk do të ketë sukses”, thuhej ne deklaratën e BDI-së.


10 shkurt 2011

Bota e Melekëve

Posted On 9:59 m.d. by Ekipi7 0 komentet


Një shikim mbi natyrën e melekëve (engjëjve)
Melekët janë krijuar që ta respektojnë Zotin, ata nuk kanë mundësi të kundërshtojnë ”…nuk kundërshtojnë Allahun për asgjë që ai urdhëron dhe punojnë atë që janë te urdhëruar”. (Et-tahrim:6)
Natyra e melekeve apo engjëjve është e tillë që ata gjithnjë i nënshtrohen urdhrave të Allahut dhe kjo nuk u shpenzon kurrfarë mundi, sepse ata nuk kanë kurrfarë pasioni.


Pozita e melekëve(engjëjve)

- Veçoria e më bukur me të cilën përshkruhen melekët është se ata janë robër të Allahut, robër të fisnikëruar. Me parë kemi përmendur se pretendimi i politeistëve kinse melekët janë “bijat e zotit” është pretendim i kotë, nuk ka kurrfarë korrektësie dhe Allahu i përgënjeshtroi ata që supozuan një gjë të tillë dhe në te njëjtën kohë sqaroi realitetin dhe pozitën e melekëve (engjëjve) në shumë ajete kuranore:

E ata thanë: "I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!" Larg saj qoftë madhëria e Tij! Ja, ata janë robër të ndershëm!

Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij.

Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të kujdesshëm.

Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët. (21:26.27.28.29)


Cilësitë fizionomike dhe ajo që ka të bëj me to

Materia nga e cila u krijuan dhe koha e krijimit të tyre

Meleket u krijuan nga drita, këtë e dëshmon edhe hadithi (thënia)e profetit
Muhamed a.s. të cilin e transmeton Ajshja (gruaja e tij) nga babai I saj, se ka thënë se: ”Meleket u krijuan nga drita, xhinnët u krijuan nga flaka e zjarrit, kurse Ademi (Adami) u krijua nga ajo që u është përshkruar (dheu).” Një thënie tjetër thotë: “Meleket u krijuan nga drita e fuqisë, ndërsa iblisi (djalli/shejtani) nga zjarri i fuqisë”


Shikimi i melekëve(engjëjve)

Pasi që melekët janë trupa te krijuar nga drita e fort, njeriu nuk ka mundësi t’i shoh ata, posaçërisht kur dihet se Allahu nuk i dha mundësi shikimit tonë qe ti shoh ata. Asnjë njeri në botë nuk i ka pa melekët (engjëjt) në formën e tyre të vërtet përveç Muhamedit a.s., i cili e pa Xhibrilin (Gabrielin) dy herë në formën e tij të vërtetë. Ndërsa në baze të disa argumenteve tjera thuhet se njerëzit mund ti shohin meleket, kur ata personifikohen në pamje të njeriut.


Madhësia e krijimit të tyre

Allahu i madhërishëm për melekët të cilët janë kujdestar te Xhehnemit ka thënë në Kuran:

O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar. (66:6.)


Madhësia e krijimit të Xhibrilit

Imam ahmedi një sahabi (shok i Muhamedit) transmeton se profeti Muhamed a.s. e ka parë Xhibrilin (Gabrielin) në formën e tij, e ai kishte gjashtëqind flatra, çdonjëra prej tyre kishte mbuluar horizontin…një transmetim tjetër nga Ebu Dawudi se Muhamedi a.s ka thënë “Më është lejuar mua të flas për një nga meleket e Allahut bartës të Arshit, ai është aq i madh sa që largësia mes veshit dhe supeve të tij është sa udhëtimi 700 vjet..


Krahët e melekëve (engjëjve)

Melekët kan krah, sikurse na lajmëron Allahu në kuran: 35:1. Falënderimi i qoftë All-llahut, Krijuesit të qiejve e tokës, Sajuesit të engjëjve me nga dy palë, tri palë e katër palë krahë, ndërmjetësues (midis Tij dhe pejgamberëve). Ai shton në krijim atë që do, vërtet All-llahu ka fuqi për çdo send.


Bukuria e melekëve (engjëjve)

Bukuria e melekëve (engjëjve) është aq e bukur saqë nuk mund te përshkruhet, edhe ndër njerëz është traditë që kur bëjnë krahasim për ndonjë çështje të bukur thonë: ky është i bukur si melekë (engjëll) pra e pergjasojnë bukurin e njeriut me bukurin e (engjëjve) . Allahu ne kuran lidhur me Xhibrilin thotë:

53:5. Atë ia mësoi Ai, fuqiforti, (Xhibrili)
53:6. Që ka mendje precize dhe që u përqendrua në formën e vet (reale).

Ibn Abazi e komenton këtë ajet kuranorë,tha: “…që u përqendrua në formën e vet” d.m.th. me pamje te bukur”, kurse katadaja thotë: ”Me trup te gjatë e te bukur”..


Ata nuk i takojnë asnjërës gjini

Ajo që i bën njerëzit të devijojnë në momentet kur flasin për botën metafizike është fakti se ata orvaten këtë botë të panjohur të ia nënshtrojnë kritereve të tyre njerëzore. Prandaj e sheh se si njeri prej tyre në një shkrim te tij habitet se si ishte e mundshme që Xhibrili t’ia sillte përgjigjen të dërguarit Muhamedit a.s. menjëherë pas pyetjeve te cilat u parashtroheshin,kur është e ditur se për të arritur drita prej largësive te qiellit deri te ne ka nevojë për miliona vite dritë?!Ky i gjorë nuk ka kuptuar se shembulli i tij është i ngjashëm me shembullin e mushkonjës e cila përpiqet që shpejtësinë e saj ta krahasoj me shpejtuesin e aeroplanit duke iu referuar kritereve te njohura për atë. E njëjta gjë vlen edhe për këtë njeri , sikurse te mendonte më thellë do të kuptonte se bota e melekëve posedon kritere të cilat plotësisht dallojnë prej kritereve te njohura te njeriut.

Në këtë aspekt devijuan edhe politeistët arab të cilët supozuan se melekët janë femra , kjo thënie e zbrazët e tyre pastaj është përzier me një legjendë më të madhe e cila ishte reale për ta: supozuan se ata melek femra janë bijat e Zotit. Kurani në mënyrë precize shpjegon këtë problematika dhe dihet fort mirë se habia më e madhe qëndron në atë se si ata vet i urrenin femrat aq shumë sa që kur ndonjëri prej tyre lajmërohej se i është lindur vajzë i nxihej fytyra dhe ndihej I mposhtur dhe i turpëruar, e shumica prej tyre për ta larguar këtë turp nga vetja e merrte foshnjën femër dhe e varroste , e pastaj lavdërohej dhe çmohej veprimi i tij nga te tjerët. Lexo ajetet vijuese se si rrëfejnë ato legjenda dhe si diskutojnë me besimtarët e tyre:

E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): "A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?"
Apo, Ne i krijuam engjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?!
Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë:

"All-llahu ka lindë!" S'ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit).
A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemtë?
Po ç'keni ju kështu, si po gjykoni ashtu?
A nuk jeni duke menduar?
A mos keni ju ndonjë argument të sigurt? (37:149-156)

Këto thëniet e tyre të pa baza, do te merren si argument kundër tyre dhe do japin llogari për to, sepse nga gabimet më të mëdha llogaritet thënia kundër Zotit dhe ti mveshësh Atij atë qe nuk i përket dhe për të nuk ka nevojë:

Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezantuan ata në krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje. (43:19)


Melekët as nuk hanë e as nuk pinë

Melekët nuk kanë nevojë për ushqim dhe pije sikurse njerëzit. Në kuran ilustrohet mjaft mirë se si meleket i erdhën Ibrahimit (Abrahamit) në formën e njeriut , e ai u ofroi ushqim , por ata refuzuan , kështu qe ai u frikësua, e pasi që ata treguan se kush janë, atij I kaloi frika dhe habia:

A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e mysafirëve të ndershëm të Ibrahimit?
Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: "Të përshëndesim me paqe!" Ai tha: "Qofshi gjithnjë të përshëndetur me paqe!" (E me vete tha): "Njerëz të panjohur!"

Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur.
Atë ua afroi atyre e tha: "Përse nuk po hani?"
Dhe ndjeu njëfarë frike prej tyre, po ata thanë: "Mos ki frikë!" Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm. (51:24-28)

Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah ai (viç), iu dukën të pazakonshme dhe ndjeu prej tyre njëfarë frike. Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne jemi të dërguar te populli i Lutit". (11:70.)

Po nëse ata (kufarët) janë kryeneç (e nuk bëjnë sexhde), atëherë ata që janë pranë Zotit tënd (engjëjt më të lartë), Atij i bëjnë tesbih natën e ditën dhe ata nuk mërziten prej adhurimit. (41:38.)

Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve). Ndërkaq, engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih) duke e falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të mëkateve për ata (besimtarët) që janë në tokë. Ta dini se All-llahu është Ai mëkatfalësi, Mëshiruesi!


Vdekja e melekëve (engjëjve)

Meleket vdesin ashtu sikurse vdesin njerëzit dhe Xhinët .ne lidhje me këtë thuhet ne Kuran : 39:68. Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit).Pra në fryerjen e parë te gjithë do te vdesin me përjashtim të atij qe do Allahu, kurse kur t’i fryhet Surit te dytë, nuk do ngelet asnjë gjallesë përveç Allahut te Madhërishëm , e atëherë Ai thotë: “I kujt është sundimi sot” te cilën shprehje e përsërit tri herë ,pasi qe nuk ka kush te përgjigjet, Ai përgjigjet vetë “I të vetmit Zot Mposhtësit” edhe ky ajet kuranor dëshmon se ata vdesin “…Çdo send zhduket e Ai (Allahu) jo…”(el Kasas :88)



Kerim Gashi


9 shkurt 2011

SHBA: Arrestohet për tentim sulmi ndaj xhamisë në Michigan

Posted On 10:52 m.d. by Ekipi7 0 komentet


Gjashtëdhjetë e tre vjeçari Roger Stockham nga Kalifornia e jugut u arrestua javën e kaluar në Dearborn, periferi e Detroitit, për posedim të eksplozivit me të cilin synonte të hedh në erë njërën nga xhamitë më të mëdha në Miçigan
Stockham u arrestua në parkingun e Qendrës Islamike, derisa një grup i madh i njerëzve ishin në xhami, tha shefi i policisë Ronald Haddad.

Kundër tij është ngritur kallëzim penal për alarm të rremë, rrezik nga terrorizmi dhe posedim të eksplozivit, të cilin e mbante në makinë. Te Stokholm u gjet sasi e papërcaktuar e mjeteve piroteknike të klasit-c, duke përfshirë edhe fishekzjarre m-80, të cilat janë të ndaluara në Michigan. Një nga këto fishekzjarre mund të përmbajë të paktën tre gram eksploziv, e disa më shumë se pesë gram.

Për shkak të dëmtimeve materiale dhe lëndimeve fizike që mund të shkaktojnë, civilëve u është ndaluar të mbajnë fishekzjarre që përmbajnë më shumë se 50 miligram barut shkëlqyes piroteknik.

"Unë jam shumë i kënaqur që këtë njeri e kemi hequr nga rrugët. Tani personat që kishte qëllim t’i sulmonte janë të sigurt", tha Haddad, duke shtuar se autoritetet besojnë se Stockham kishte punuar vetë.

"Stockham ka një histori të gjatë të veprimtarive antiqeveritare", tha Haddad, duke mos dashur të hyjë më shumë në detaje.

Haddad tha se ishin takuar me kryeimamin Hasan el-Qazwini dhe përfaqësuesit e xhamisë dhe i informuan për arrestimin. Sipas tij, përfaqësuesit e xhamisë kanë shprehur shqetësim se publikimi i kësaj ngjarje mund të nxisë sulme të ngjashme në mjediset tjera.

"Kurrë nuk i bartim informacionet për mënyrën e punës dhe aktivitetet e këtyre personave", tha ai, duke shtuar se Stockham jeton pranë San Diegos.

Stockhamit i është caktuar kaucioni prej 500.000 dollarësh, dhe mbetet edhe më tej në paraburgim. Dëgjimi i parë është planifikuar për të premten.

Dearborn, 12 kilometra në perëndim të Detroit, njihet si qytet i komunitetit arabo-amerikan të Detroitit, një nga më të mëdhatë në vend.


8 shkurt 2011

Demonstrata në Kajro më e madhja deri tani

Posted On 8:55 m.d. by Ekipi7 0 komentet

E marte 8 Shkurt 2011 19:31

Dhjetëra mijëra vetë kanë dalë në qendër të Kajros për të forcuar rradhët e demonstruesve që ndodhen në sheshin Tahrir për të kërkuar largimin e e presidentit Hosni Mubarak.
Një korrespondent i BBC-së e ka përshkruar këtë si demonstratën më të madhe deri tani në shesh.
Atmosfera ka qënë e qetë gjatë ditës pjesëmarrja nuk mbështet sugjerimet që protestave po u mbaronte fuqia.
Ndërkaq presidenti Mubarak pas takimit në fillim të javës me kabinetin, njoftoi rritje të pagave për punonjësit e qeverisë.
Ndërsa Uashingtoni e zbuti tonin ndaj liderit egjiptian.

Qeveria "merr veten"
Dy javë pasi qeveria egjiptiane u trondit nga vala e parë e protestave, ka shenja se kabineti po e rigjen ekuilibrin.
Qeveria riktheu masat popullore, si rritja prej 15 për qind e pagave për punonjesit e saj. Ndërsa sipas opozitës, është rritur kërcënimi dhe arrestimi i aktivistëve të saj.
Presidenti Obama i ka zbutur kritikat. Ai foli me pozitivizëm për procesin e dialogut që opozita egjiptiane thotë se nuk po shkon gjëkundi.
Madje as monedha vendase, paundi egjiptian, nuk ka rënë në vlerë sa pritej, e ndihmuar kjo mbase nga ndërhyrja e qeverisë vendase dhe atyre të huaja.
Megjithatë protestuesit kanë dalë për çdo ditë në rrugë dhe në masë të madhe. Ata nuk kanë marrë ende përgjigje për kerkesat e tyre.
Një korrespondent i BBC-së thotë se gjithçka duket se parashikon një periudhë të zgjatur paqëndrushmërie për Egjiptin dhe rajonin.


5 shkurt 2011

Seria e ligjerateve per femra: Ligjeruese: Rejhane Fazliu

Posted On 8:19 m.d. by Ekipi7 0 komentet

Seria e ligjerateve per femra: Perterije jeten tende Ligjërata 1: Perterije jeten, 03.02.2011 Ligjeruese: Rejhane Fazliu Qendra Kulturore AKEA - Prishtinë.




Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More
 

Islam-tim Copyright © 2010 Islam-tim is Designed by Ekipi7