Faqja është akoma në fazë kompletimi



logo

11 shkurt 2011

Rrënohen muret e kishës në Kala



Pas reagimeve të shumta dhe stopimit të punëve, mbrëmë vonë ka filluar rrënimi i konstruksionit në Kala, për të cilin zyrtarët thoshin se do të jetë muze, por që kishte formën e kishës.
Tani për tani, nuk dihet se me urdhër të kujt ka filluar të rrënohet objekti në Kala, pasi ende nuk ka informata nëse është ndërmarr kjo iniciativë nga institucionet shtetërore apo nga popullata e revoltuar.
Në kohën kur dhe u dha alarmi për fillimin e ndërtimit të kësaj kishe, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), hodhi poshtë se aty do të ndërtohet kishë, pasi, sipas kësaj partie në pushtet, bëhej fjalë për objekte në të cilat do të eksponohen artefaktet e gjetura gjatë hulumtimeve arkeologjike të bëra në këtë lokacion.
BDI-ja u zotua se çdo tentative tjetër nuk do të ketë sukses. “Këtu do ketë artefakte për kultura dhe histori të popujve të ndryshëm që kanë qenë në këto troje, duke përfshirë këtu edhe fiset ilire dhe popullin shqiptar, çdo tentativë tjetër nuk do të ketë sukses”, thuhej ne deklaratën e BDI-së.


9 shkurt 2011

SHBA: Arrestohet për tentim sulmi ndaj xhamisë në Michigan



Gjashtëdhjetë e tre vjeçari Roger Stockham nga Kalifornia e jugut u arrestua javën e kaluar në Dearborn, periferi e Detroitit, për posedim të eksplozivit me të cilin synonte të hedh në erë njërën nga xhamitë më të mëdha në Miçigan
Stockham u arrestua në parkingun e Qendrës Islamike, derisa një grup i madh i njerëzve ishin në xhami, tha shefi i policisë Ronald Haddad.

Kundër tij është ngritur kallëzim penal për alarm të rremë, rrezik nga terrorizmi dhe posedim të eksplozivit, të cilin e mbante në makinë. Te Stokholm u gjet sasi e papërcaktuar e mjeteve piroteknike të klasit-c, duke përfshirë edhe fishekzjarre m-80, të cilat janë të ndaluara në Michigan. Një nga këto fishekzjarre mund të përmbajë të paktën tre gram eksploziv, e disa më shumë se pesë gram.

Për shkak të dëmtimeve materiale dhe lëndimeve fizike që mund të shkaktojnë, civilëve u është ndaluar të mbajnë fishekzjarre që përmbajnë më shumë se 50 miligram barut shkëlqyes piroteknik.

"Unë jam shumë i kënaqur që këtë njeri e kemi hequr nga rrugët. Tani personat që kishte qëllim t’i sulmonte janë të sigurt", tha Haddad, duke shtuar se autoritetet besojnë se Stockham kishte punuar vetë.

"Stockham ka një histori të gjatë të veprimtarive antiqeveritare", tha Haddad, duke mos dashur të hyjë më shumë në detaje.

Haddad tha se ishin takuar me kryeimamin Hasan el-Qazwini dhe përfaqësuesit e xhamisë dhe i informuan për arrestimin. Sipas tij, përfaqësuesit e xhamisë kanë shprehur shqetësim se publikimi i kësaj ngjarje mund të nxisë sulme të ngjashme në mjediset tjera.

"Kurrë nuk i bartim informacionet për mënyrën e punës dhe aktivitetet e këtyre personave", tha ai, duke shtuar se Stockham jeton pranë San Diegos.

Stockhamit i është caktuar kaucioni prej 500.000 dollarësh, dhe mbetet edhe më tej në paraburgim. Dëgjimi i parë është planifikuar për të premten.

Dearborn, 12 kilometra në perëndim të Detroit, njihet si qytet i komunitetit arabo-amerikan të Detroitit, një nga më të mëdhatë në vend.


8 shkurt 2011

Demonstrata në Kajro më e madhja deri tani


E marte 8 Shkurt 2011 19:31

Dhjetëra mijëra vetë kanë dalë në qendër të Kajros për të forcuar rradhët e demonstruesve që ndodhen në sheshin Tahrir për të kërkuar largimin e e presidentit Hosni Mubarak.
Një korrespondent i BBC-së e ka përshkruar këtë si demonstratën më të madhe deri tani në shesh.
Atmosfera ka qënë e qetë gjatë ditës pjesëmarrja nuk mbështet sugjerimet që protestave po u mbaronte fuqia.
Ndërkaq presidenti Mubarak pas takimit në fillim të javës me kabinetin, njoftoi rritje të pagave për punonjësit e qeverisë.
Ndërsa Uashingtoni e zbuti tonin ndaj liderit egjiptian.

Qeveria "merr veten"
Dy javë pasi qeveria egjiptiane u trondit nga vala e parë e protestave, ka shenja se kabineti po e rigjen ekuilibrin.
Qeveria riktheu masat popullore, si rritja prej 15 për qind e pagave për punonjesit e saj. Ndërsa sipas opozitës, është rritur kërcënimi dhe arrestimi i aktivistëve të saj.
Presidenti Obama i ka zbutur kritikat. Ai foli me pozitivizëm për procesin e dialogut që opozita egjiptiane thotë se nuk po shkon gjëkundi.
Madje as monedha vendase, paundi egjiptian, nuk ka rënë në vlerë sa pritej, e ndihmuar kjo mbase nga ndërhyrja e qeverisë vendase dhe atyre të huaja.
Megjithatë protestuesit kanë dalë për çdo ditë në rrugë dhe në masë të madhe. Ata nuk kanë marrë ende përgjigje për kerkesat e tyre.
Një korrespondent i BBC-së thotë se gjithçka duket se parashikon një periudhë të zgjatur paqëndrushmërie për Egjiptin dhe rajonin.


27 janar 2011

Kishë apo muze po ndërtohet në kalanë e Shkupit!



Kishë apo muze? Ky është shqetësimi i qytetarëve të besimit mysliman në Shkup, menjëherë pas ngritjes së një objekti në brendinë e Kalasë. Ata besojnë se objekti përmbush të gjitha elementet e një kishe, pasi brenda saj shihet qartë një altar, si dhe është e kthyer nga lindja si të gjithë objektet fetare ortodokse. Ndërkohë Drejtori i Qendrës Nacionale për Konservim, Behixhudin Shehapi sqaron gjithashtu se në bazë të plan-projekteve që janë bërë deri tani për Kalanë e Shkupit nuk është parashikuar ndërtimi i ndonjë objekti fetar.
“Është fakt se ky objekt i përngjan kishës….. bëhet fjalë për një maket përkatësisht për një objekt të vogël që do të funksionojë si pjesë e muzeut arkeologjik dhe aty do të eksponohen ose do të ruhen artefaktet që janë zbuluar nga lokaliteti i Kalasë…. Nuk bëhet fjalë për Kishë por për një maket e cila do të funksionon si pjesë e muzeut arkeologjik” tha Behixhudin Shehapi – Drejtor i Qendrës Nacionale për Konservim.
Të pyetur për qëndrimet e tyre, në telefon zyrtarë të Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore konfirmuan të njëjtin version ‘objekti në Kalanë e Shkupit nuk është kishë por objekt që do të shfrytëzohet si pjesë e muzeut arkeologjik ku do të eksponohen të gjitha artefaktet e gjetura në atë lokalitet që nga viti 2007 kur dhe filluan gërmimet.
(Alsat-m)


24 janar 2011

Roli i Turqisë në Ballkan alarmon Perëndimin


Dokumente të reja të platformës së internetit “Wikileaks” nxjerrin në sipërfaqe të dhëna për shqetësimet e Perëndimit për rritjen e ndikimit të Turqisë në rajonin e Ballkanit.

E hëne 24 Janar 2011 13:16

Në një bisedë të ndihmës sekretarit amerikan për çështje politike, Uiliam Berns me nënsekretarin e Ministrisë së jashtme turke, Feridun Sinirlioglu nënvizohet se Bashkimi Evropian (BE) kundërshton angazhimin e fuqishëm të Turqisë në Ballkan dhe se SHBA me kujdes shohin këtë zhvillim, informon agjencia e lajmeve INA.
Sipas dokumentit që ambasadori amerikan në Ankara e ka dërguar në Uashington në shtator të vitit të kaluar, pasqyrohet vendosmëria e Qeverisë turke për të kundërshtuar përpjekjet e vazhdueshme të BE-së për të shmangur Turqinë nga Ballkani.
Në një korrespodencë drejtuar Uashingtonit, thuhet se shefi i diplomacisë turke Ahmet Davutogllu ka shkaktuar një valë reagimesh dhe rezistencës së hapur për praninë turke në Ballkan. 
"Ky qëndrim që na rikthen në të kaluarën, i kombinuar me tendencën e Turqisë për të zbatuar atë në bashkëpunim me politikanët vendorë me orientim islam, vazhdimisht krijon probleme të reja," paralajmërohet në korrespondencën e Ambasadës në Ankara drejtuar Departamentit të Shtetit.
Shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutolgu ka theksuar se Turqia po punon në ngritjen e një Ballkani të ri, i cili ka qenë një shembull i suksesit në kohën e Perandorisë otomane.
“Ne duam një rajon të ri të Ballkanit, i bazuar në themelet e vlerave politike, bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimit në harmoninë kulturore. Ky ka qenë edhe Ballkani otoman. Ne do të përtërijmë këtë Ballkan, sepse shekujt e këtij Ballkani kanë qenë një rrëfim i suksesshëm, por tani duhet ta përtërijmë”, ka theksuar Davutogllu. (INA)


23 janar 2011

Protesta në Jemen


Mijëra studentë, simpatizues të opozitës kanë dalë nëpër rrugët e Sanës, duke kërkuar largimin e kryetarit Ali Abdullaha Salehut, transmeton el Xhezira.

"Ali, bashkangjitju mikut tënd Ben Aliut" kanë brohoritur protestuesit.

Policia me lotsjsellës ka provuar të shpërndajë protestuesit, hidhërrimi i të cilëve u rrit kur u bë ndërimi i kushtetutës me të cilën kryetari i tanishëm do të mundej që detyrën e vet ta kryej deri në vdekje. JAnë arrestuar diku te 30 protestues, sipas informatave të sigurimeve shtetërore
Mbas "tërmetit politik" tunisian, Saleh urdhëroi zvogëlimin e tatimeve deri më 50% dhe kontrollin e rreptë të çmimeve. Siç' duket i mësuar nga rasti i Ben Aliut dëshiron që ta anashkalojë fatin e njëjtë.

Poashtu për një kohë të shkurtë në vendet kyçe janë shpërndarë një numër i madh i forcave të sigurisë.

Gati gjysma e popullatës së Jemenit jeton në kufirin e varfërisë i cili bën diku te 2$ në ditë

Qeveria mbytet në korrupsion dhe nuk ka, ose fare pak ka, ndikim jashtë kryeqytetit Sana.

Protesta janë mbajtur edhe në jug, në Aden, me thirjet kundër Salehut, mundeshin të dëgjohen edhe parola për secesionizëm. Policia ka gjuajtur ndaj protestuesve, duke lënduar një person, njëzeet e dy janë të burgosur.



22 janar 2011

Vazhdojn protestat në Tunizi për katër ditë radhazi


Vazhdojn protestat në Tunizi për katër ditë rradhazi duke kërkuar largimin e të gjithë pjesmarrësve në ish pushtetin e diktatorit Zejnul Abidin Bin Ali.


E shtune 22 Janar 2011 9:41
Një gjë të tillë këshilloi edhe Dr.Jusuf Kardavi i cili shfrytëzoi hutben e xhumasë nga kryeqyteti i Katarit Doha ku kërkoi që mos të përfshihen në qeverinë e përkohshme asnjeri nga ndihmësit e ish diktatorit.
Unioni i Përgjithshëm Tunizian vazhdon angazhimet për krijimin e qeverisë së përkohshme e cila do të qeveris vendin deri ne kohen e krijimit të kushteve për zgjedhje të qeverisë e cila do të perzgjidhet nga populli.
Dhe për herë të parë pas 23 viteve nuk u përmend emri i ish- diktatorit në xhamit e vendit në hutben e ditës së xhuma ku deri tani nje gje e tillë kërkohej në mënyrë të prerë nga ish-pushteti diktatorial.
Te gjithe imamet e xhamive neper hutbet e dites se xhuma kerkuan nga popullata qe te ruajn rendin dhe qetesin e vendit. Pas faljes se namazit te xhumas u be falja e namazit te xhenazeve per te gjithe ata te cilet u vran gjate kesaj kryengritje dhe bene lutje per shpirtrat e tyre./Al-jazeera.net


21 janar 2011

Pengohet vizita e ministres franceze në Gaza


E premte 21 Janar 2011 13:12

Protestuesit palestinezë kanë penguar sot vizitën e ministres palestineze Mishel Aliot-Mari në Rripin e Gazës, duke iu vërsulur makinës së saj, në kohën kur ajo mbërriti në territorin që sundohet nga Hamasi.
Dhjetra protestues u përpoqën ta bllokojnë makinën e ministres Aliot-Mari nga vendkalimi Erez në Izrael, dhe pastaj u mblodhën para zyrës së Kombeve të Bashkuara, e cila ishte ndalesa e parë e saj.
Protestuesit ishin zemëruar nga komentet e ministres franceze të bëra dje në Izrael, ku ajo foli në mbështetje të ushtarit izraelit, i cili mbahet nga Hamasi, por nuk i përmendi hallet e palestinezëve në burgjet izraelite.


Ahmadinexhad: Tunizia drejt sundimit islamik



Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, tha se tunizianët janë në rrugë të vendosjes së sundimit islamik, pas rrëzimit të “diktatorit pro-perëndimor”.
Të martën, 228 ligjvënës të Parlamentit 290-anëtarësh të Iranit kanë shprehur mbështetjen e tyre për atë që kanë quajtur “lëvizja revolucionare” e popullit tunizian.
Ngjarjet në Tunizi kanë nxitur protesta edhe në vende të tjera të botës arabe, përfshirë Algjerinë, Egjiptin dhe Jordaninë./rel/


Shoqëria britanike gjithmonë e më pak tolerante ndaj muslimanëve



Shoqëria britanike po bëhet gjithmonë e më pak tolerante ndaj muslimanëve dhe kjo është kthyer në një standard të pranuar, deklaroi Saeda Varsi. Varsi është myslimanja e parë që mban një post në kabinetin qeveritar britanik. Ajo është ministre pa portofol në qeverinë Kamerun.

Komentet e Varsit janë marrë nga një fjalim që ajo do të mbajë gjatë ditës. Në të njëjtin vend Varsi thotë se ndjekësit e islamit në Britani përshkruhen ose si të moderuar ose si ekstremistë, çfarë nxit keqkuptime dhe mungesën e tolerancës.
Çështja e ekstremizmit në Britani është kthyer në një problem kyç veçanërisht pas sulmeve me bomba në Londër në korrik të vitit 2005.


Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More
 

Islam-tim Copyright © 2010 Islam-tim is Designed by Ekipi7