Faqja është akoma në fazë kompletimi



logo

9 shkurt 2011

SHBA: Arrestohet për tentim sulmi ndaj xhamisë në Michigan



Gjashtëdhjetë e tre vjeçari Roger Stockham nga Kalifornia e jugut u arrestua javën e kaluar në Dearborn, periferi e Detroitit, për posedim të eksplozivit me të cilin synonte të hedh në erë njërën nga xhamitë më të mëdha në Miçigan
Stockham u arrestua në parkingun e Qendrës Islamike, derisa një grup i madh i njerëzve ishin në xhami, tha shefi i policisë Ronald Haddad.

Kundër tij është ngritur kallëzim penal për alarm të rremë, rrezik nga terrorizmi dhe posedim të eksplozivit, të cilin e mbante në makinë. Te Stokholm u gjet sasi e papërcaktuar e mjeteve piroteknike të klasit-c, duke përfshirë edhe fishekzjarre m-80, të cilat janë të ndaluara në Michigan. Një nga këto fishekzjarre mund të përmbajë të paktën tre gram eksploziv, e disa më shumë se pesë gram.

Për shkak të dëmtimeve materiale dhe lëndimeve fizike që mund të shkaktojnë, civilëve u është ndaluar të mbajnë fishekzjarre që përmbajnë më shumë se 50 miligram barut shkëlqyes piroteknik.

"Unë jam shumë i kënaqur që këtë njeri e kemi hequr nga rrugët. Tani personat që kishte qëllim t’i sulmonte janë të sigurt", tha Haddad, duke shtuar se autoritetet besojnë se Stockham kishte punuar vetë.

"Stockham ka një histori të gjatë të veprimtarive antiqeveritare", tha Haddad, duke mos dashur të hyjë më shumë në detaje.

Haddad tha se ishin takuar me kryeimamin Hasan el-Qazwini dhe përfaqësuesit e xhamisë dhe i informuan për arrestimin. Sipas tij, përfaqësuesit e xhamisë kanë shprehur shqetësim se publikimi i kësaj ngjarje mund të nxisë sulme të ngjashme në mjediset tjera.

"Kurrë nuk i bartim informacionet për mënyrën e punës dhe aktivitetet e këtyre personave", tha ai, duke shtuar se Stockham jeton pranë San Diegos.

Stockhamit i është caktuar kaucioni prej 500.000 dollarësh, dhe mbetet edhe më tej në paraburgim. Dëgjimi i parë është planifikuar për të premten.

Dearborn, 12 kilometra në perëndim të Detroit, njihet si qytet i komunitetit arabo-amerikan të Detroitit, një nga më të mëdhatë në vend.

Artikuj të ngjajshëm :


Stumble
Delicious
Technorati
Twitter
Facebook

0 komentet:

Posto një koment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More
 

Islam-tim Copyright © 2010 Islam-tim is Designed by Ekipi7