Faqja është akoma në fazë kompletimi



logo

10 shkurt 2011

Bota e Melekëve



Një shikim mbi natyrën e melekëve (engjëjve)
Melekët janë krijuar që ta respektojnë Zotin, ata nuk kanë mundësi të kundërshtojnë ”…nuk kundërshtojnë Allahun për asgjë që ai urdhëron dhe punojnë atë që janë te urdhëruar”. (Et-tahrim:6)
Natyra e melekeve apo engjëjve është e tillë që ata gjithnjë i nënshtrohen urdhrave të Allahut dhe kjo nuk u shpenzon kurrfarë mundi, sepse ata nuk kanë kurrfarë pasioni.


Pozita e melekëve(engjëjve)

- Veçoria e më bukur me të cilën përshkruhen melekët është se ata janë robër të Allahut, robër të fisnikëruar. Me parë kemi përmendur se pretendimi i politeistëve kinse melekët janë “bijat e zotit” është pretendim i kotë, nuk ka kurrfarë korrektësie dhe Allahu i përgënjeshtroi ata që supozuan një gjë të tillë dhe në te njëjtën kohë sqaroi realitetin dhe pozitën e melekëve (engjëjve) në shumë ajete kuranore:

E ata thanë: "I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!" Larg saj qoftë madhëria e Tij! Ja, ata janë robër të ndershëm!

Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij.

Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të kujdesshëm.

Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët. (21:26.27.28.29)


Cilësitë fizionomike dhe ajo që ka të bëj me to

Materia nga e cila u krijuan dhe koha e krijimit të tyre

Meleket u krijuan nga drita, këtë e dëshmon edhe hadithi (thënia)e profetit
Muhamed a.s. të cilin e transmeton Ajshja (gruaja e tij) nga babai I saj, se ka thënë se: ”Meleket u krijuan nga drita, xhinnët u krijuan nga flaka e zjarrit, kurse Ademi (Adami) u krijua nga ajo që u është përshkruar (dheu).” Një thënie tjetër thotë: “Meleket u krijuan nga drita e fuqisë, ndërsa iblisi (djalli/shejtani) nga zjarri i fuqisë”


Shikimi i melekëve(engjëjve)

Pasi që melekët janë trupa te krijuar nga drita e fort, njeriu nuk ka mundësi t’i shoh ata, posaçërisht kur dihet se Allahu nuk i dha mundësi shikimit tonë qe ti shoh ata. Asnjë njeri në botë nuk i ka pa melekët (engjëjt) në formën e tyre të vërtet përveç Muhamedit a.s., i cili e pa Xhibrilin (Gabrielin) dy herë në formën e tij të vërtetë. Ndërsa në baze të disa argumenteve tjera thuhet se njerëzit mund ti shohin meleket, kur ata personifikohen në pamje të njeriut.


Madhësia e krijimit të tyre

Allahu i madhërishëm për melekët të cilët janë kujdestar te Xhehnemit ka thënë në Kuran:

O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar. (66:6.)


Madhësia e krijimit të Xhibrilit

Imam ahmedi një sahabi (shok i Muhamedit) transmeton se profeti Muhamed a.s. e ka parë Xhibrilin (Gabrielin) në formën e tij, e ai kishte gjashtëqind flatra, çdonjëra prej tyre kishte mbuluar horizontin…një transmetim tjetër nga Ebu Dawudi se Muhamedi a.s ka thënë “Më është lejuar mua të flas për një nga meleket e Allahut bartës të Arshit, ai është aq i madh sa që largësia mes veshit dhe supeve të tij është sa udhëtimi 700 vjet..


Krahët e melekëve (engjëjve)

Melekët kan krah, sikurse na lajmëron Allahu në kuran: 35:1. Falënderimi i qoftë All-llahut, Krijuesit të qiejve e tokës, Sajuesit të engjëjve me nga dy palë, tri palë e katër palë krahë, ndërmjetësues (midis Tij dhe pejgamberëve). Ai shton në krijim atë që do, vërtet All-llahu ka fuqi për çdo send.


Bukuria e melekëve (engjëjve)

Bukuria e melekëve (engjëjve) është aq e bukur saqë nuk mund te përshkruhet, edhe ndër njerëz është traditë që kur bëjnë krahasim për ndonjë çështje të bukur thonë: ky është i bukur si melekë (engjëll) pra e pergjasojnë bukurin e njeriut me bukurin e (engjëjve) . Allahu ne kuran lidhur me Xhibrilin thotë:

53:5. Atë ia mësoi Ai, fuqiforti, (Xhibrili)
53:6. Që ka mendje precize dhe që u përqendrua në formën e vet (reale).

Ibn Abazi e komenton këtë ajet kuranorë,tha: “…që u përqendrua në formën e vet” d.m.th. me pamje te bukur”, kurse katadaja thotë: ”Me trup te gjatë e te bukur”..


Ata nuk i takojnë asnjërës gjini

Ajo që i bën njerëzit të devijojnë në momentet kur flasin për botën metafizike është fakti se ata orvaten këtë botë të panjohur të ia nënshtrojnë kritereve të tyre njerëzore. Prandaj e sheh se si njeri prej tyre në një shkrim te tij habitet se si ishte e mundshme që Xhibrili t’ia sillte përgjigjen të dërguarit Muhamedit a.s. menjëherë pas pyetjeve te cilat u parashtroheshin,kur është e ditur se për të arritur drita prej largësive te qiellit deri te ne ka nevojë për miliona vite dritë?!Ky i gjorë nuk ka kuptuar se shembulli i tij është i ngjashëm me shembullin e mushkonjës e cila përpiqet që shpejtësinë e saj ta krahasoj me shpejtuesin e aeroplanit duke iu referuar kritereve te njohura për atë. E njëjta gjë vlen edhe për këtë njeri , sikurse te mendonte më thellë do të kuptonte se bota e melekëve posedon kritere të cilat plotësisht dallojnë prej kritereve te njohura te njeriut.

Në këtë aspekt devijuan edhe politeistët arab të cilët supozuan se melekët janë femra , kjo thënie e zbrazët e tyre pastaj është përzier me një legjendë më të madhe e cila ishte reale për ta: supozuan se ata melek femra janë bijat e Zotit. Kurani në mënyrë precize shpjegon këtë problematika dhe dihet fort mirë se habia më e madhe qëndron në atë se si ata vet i urrenin femrat aq shumë sa që kur ndonjëri prej tyre lajmërohej se i është lindur vajzë i nxihej fytyra dhe ndihej I mposhtur dhe i turpëruar, e shumica prej tyre për ta larguar këtë turp nga vetja e merrte foshnjën femër dhe e varroste , e pastaj lavdërohej dhe çmohej veprimi i tij nga te tjerët. Lexo ajetet vijuese se si rrëfejnë ato legjenda dhe si diskutojnë me besimtarët e tyre:

E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): "A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?"
Apo, Ne i krijuam engjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?!
Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë:

"All-llahu ka lindë!" S'ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit).
A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemtë?
Po ç'keni ju kështu, si po gjykoni ashtu?
A nuk jeni duke menduar?
A mos keni ju ndonjë argument të sigurt? (37:149-156)

Këto thëniet e tyre të pa baza, do te merren si argument kundër tyre dhe do japin llogari për to, sepse nga gabimet më të mëdha llogaritet thënia kundër Zotit dhe ti mveshësh Atij atë qe nuk i përket dhe për të nuk ka nevojë:

Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezantuan ata në krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje. (43:19)


Melekët as nuk hanë e as nuk pinë

Melekët nuk kanë nevojë për ushqim dhe pije sikurse njerëzit. Në kuran ilustrohet mjaft mirë se si meleket i erdhën Ibrahimit (Abrahamit) në formën e njeriut , e ai u ofroi ushqim , por ata refuzuan , kështu qe ai u frikësua, e pasi që ata treguan se kush janë, atij I kaloi frika dhe habia:

A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e mysafirëve të ndershëm të Ibrahimit?
Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: "Të përshëndesim me paqe!" Ai tha: "Qofshi gjithnjë të përshëndetur me paqe!" (E me vete tha): "Njerëz të panjohur!"

Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur.
Atë ua afroi atyre e tha: "Përse nuk po hani?"
Dhe ndjeu njëfarë frike prej tyre, po ata thanë: "Mos ki frikë!" Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm. (51:24-28)

Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah ai (viç), iu dukën të pazakonshme dhe ndjeu prej tyre njëfarë frike. Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne jemi të dërguar te populli i Lutit". (11:70.)

Po nëse ata (kufarët) janë kryeneç (e nuk bëjnë sexhde), atëherë ata që janë pranë Zotit tënd (engjëjt më të lartë), Atij i bëjnë tesbih natën e ditën dhe ata nuk mërziten prej adhurimit. (41:38.)

Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve). Ndërkaq, engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih) duke e falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të mëkateve për ata (besimtarët) që janë në tokë. Ta dini se All-llahu është Ai mëkatfalësi, Mëshiruesi!


Vdekja e melekëve (engjëjve)

Meleket vdesin ashtu sikurse vdesin njerëzit dhe Xhinët .ne lidhje me këtë thuhet ne Kuran : 39:68. Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit).Pra në fryerjen e parë te gjithë do te vdesin me përjashtim të atij qe do Allahu, kurse kur t’i fryhet Surit te dytë, nuk do ngelet asnjë gjallesë përveç Allahut te Madhërishëm , e atëherë Ai thotë: “I kujt është sundimi sot” te cilën shprehje e përsërit tri herë ,pasi qe nuk ka kush te përgjigjet, Ai përgjigjet vetë “I të vetmit Zot Mposhtësit” edhe ky ajet kuranor dëshmon se ata vdesin “…Çdo send zhduket e Ai (Allahu) jo…”(el Kasas :88)



Kerim Gashi

Artikuj të ngjajshëm :


Stumble
Delicious
Technorati
Twitter
Facebook

0 komentet:

Posto një koment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More
 

Islam-tim Copyright © 2010 Islam-tim is Designed by Ekipi7