Faqja është akoma në fazë kompletimi



logo

27 shkurt 2011

Përzgjidhen 5 studiot e huaja për Xhaminë e Tiranës


E shtune 26 Shkurt 2011 20:38
Sot në Tiranë u zhvillua faza e dytë e Konkursi ndërkombëtar për projektin e xhamisë së re dhe muzeut për bashkëjetesën dhe harmonin fetare në Tiranë.
Për projektin ka pasur një interes të madh për studiot e projektimit ku sot u mesua se kanë garuar 100 studio projektimi te huaja dhe janë përzgjedhur 5 prej tyre qe do të marrin pjesë në konkursin për të drejtën e ndërtimit të xhamisë së re të Tiranës. Studiot jane, “Andreas Pere Ortega Madrid”, “Architecure, studio Paris”, “Big Copenhagen”, “Serach Amsterdam” dhe “Zaha Hadid Architecht”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës i pranishëm në përzgjedhje vlerësoi sot se 5 kompanitë e përzgjedhura nga Danimarka, Spanja, Holanda, janë 5 idetë më të mira nga 100 studio të arkitekturës nga mbarë bota që morën pjesë në konkursin që kishte shpallur Tirana. Rama gjatë prezantimit të pesë studiove, deklaroi se te perzgjedhurat janë në të njëjtin nivel.
Sipas Ramës, studioja që do të fitojë projektin ne baze te vleresimit nga nje juri dhe komuniteti do të ruajë me fanatizëm historinë e godinës së Xhamisë si dhe do të jetë simboli i bashkëjetesës fetare në Shqipëri.
“Jam i kënaqur që ftesës sonë të dërguar në mbarë botën e arkitekturës iu përgjigjën 100 studio dhe besoj së në përzgjedhjen e jurisë ndërkombëtare kemi zgjedhur të duhurën, atë studio që do tu përcjellë brezave një vepër që do tu flasë brezave që do vijnë historinë e Tiranës, për pasurinë e këtij qyteti që është harmonia dhe bashkëjetesa fetare, në harmoni brenda një trekëndëshi që do të plotësohet mes 3 komuniteteve të mëdha, ku 2 katedrale dhe nje xhami përqafojnë qëndrën e Tiranës për ti përcjellë botës një mesazh, tërësinë e komuniteteve që bashkëjetojnë në një popull me unitetin e qëllimeve të larta të të gjitha feve dhe parimeve dhe vlerave të këtyre 3 feve.”
Rama theksoi se komuniteti musliman kishte nevojë për një projekt të tillë, pasi komuniteti katolik e ka godinën e tij të re, dhe ata ortodoksë tha Rama po e finalizojnë atë. Sipas tij, tani kjo veper do te kthehet dhe ne interes te vizitoreve te huaj.
“Kemi një kryeqytet të shek të ri, të një komuniteti që vuan mungesën e kësaj hapësire të besimit fetar. Mungesën e kësaj xhamie të re që ne jemi të bindur që falë këtyre arkitekteve të ketë praninë e të gjithë vizitorëve. Do të kemi besim se kjo arkitekturë bashkëkohore, do te bëjë që vizitorët të nisen drejte Tiranës për të parë këto vepra” tha Rama".
Projekti për xhaminë e re do t'u japi mundësinë besimtarëve mysliman që të kryejnë ritet fetare normalisht dhe jo në rrugë siç i kryejnë sot e kësaj dite. Ndërsa muzeu i bashkëjetesës fetare do të jetë i pari i llojit të vet për vendin tonë.

PROJEKTI

Sipas të dhënave teknike, xhamia do të ketë lartësi të njëjtë me Pallatin e Kulturës. Minareja mund ta kalojë këtë lartësi maksimale, por duhet të mbetet më e ulët se minareja e Xhamisë së Et’hem Beut dhe se Kulla e Sahatit.
Në veri dhe lindje të saj nuk do të ketë ndërtesa ngjitur, ndërsa në perëndim do të jetë një ndërtesë me të njëjtën lartësi.
Në veri xhamia do të ketë përballë hotelin "Tirana International". Në jug të xhamisë do të jenë një varg kullash me lartësi katër kate dhe kulla parashikuar të ndërtohet në vendndodhjen aktuale të Teqes së Helvetinjve.
Xhamia e re do të ketë një sipërfaqe totale ndërtimi prej 17 135 m2 brenda një trualli prej 2930 m2 dhe arrin t’u shërbejë mbi 2500 besimtarëve. Janë 9 nivele, 4 tokësore dhe 5 nëntokësore, që janë të parapara në gjithë këtë hapësirë.
Elementët kryesorë të xhamisë do të jenë holli i faljes, biblioteka, salla shumë funksionale, salla e mbledhjeve, mjediset e shërbimit dhe parkimi nëntokësor. (BW/INA)

Artikuj të ngjajshëm :


Stumble
Delicious
Technorati
Twitter
Facebook

0 komentet:

Posto një koment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More
 

Islam-tim Copyright © 2010 Islam-tim is Designed by Ekipi7