Faqja është akoma në fazë kompletimi



logo

15 maj 2011

U konvertua në myslimane, vëllezërit e masakrojnë



Kajro, 24 prill – E kanë masakruar motrën e tyre pasi vite më parë ajo ishte konvertuar nga besimtare e sektit kopt (ortodoks në Egjipt ) në myslimane.
 Në vitin 2005, Salua Adel vendosi të braktisë shtëpinë dhe besimin e saj për hir të një dashurie të lindur me një të ri mysliman në Kajro. Por, disa vite më vonë, tre vëllezërit e 28 vjeçares arritën të lokalizojnë banesën e saj, të futen brenda e më pas edhe të masakrojnë me thika motrën e tyre dhe djalin e saj 5 vjeçar, i cili ishte fryt i martesës me të riun mysliman.


Krimi i tmerrshëm është pranuar nga vetë autorët, të cilët para gjykatës në Kajro janë shprehur se e kanë vrarë motrën e tyre për ta “pastruar gjakun e familjes”.
Ky akt ka ndezur protesta të salafinjve, të cilët janë tubuar para gjykatës duke kërkuar dënimin me vdekje të tre vëllezërve, transmeton TCH.

Artikuj të ngjajshëm :


Stumble
Delicious
Technorati
Twitter
Facebook

0 komentet:

Posto një koment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More
 

Islam-tim Copyright © 2010 Islam-tim is Designed by Ekipi7