Faqja është akoma në fazë kompletimi



logo

18 dhjetor 2011

Njeriu Musliman në mes shekujve të mungesës dhe udhëheqjes së re të njerëzimit.


Bazohet udhëtimi i njeriut dhe [ Krijimi i Civilizimit] mbi formimin e individit pastaj të familjes, por që ta krijosh një shoqëri të shëndosh asesi nuk duhet ta injorosh formimin e njeriut ( individit ).. dhe kanë rënë para nesh të gjitha teoritë socialiste dhe kapitaliste, sepse ato e injoruan formimin e individit, ose e formuan atë në formë kontradiktore duke bart me vete mikrobet e vdekjes!!
Socializmi e shihte që formimi i individit duhet të jetë në nënshtrim të plot ashtu si donte [ kjo ideologji ], sikurse e shihte që t'ia detyroj atij ideologjinë e tij materialiste sterile, dhe të tretet personaliteti i tij dhe liria e tij në shoqëri, që të jetë njeriu vetëm " një formë guri " në ndërtimin e shoqërisë, sepse ai është një model i përsëritur i cili nuk posedon veçori speciale, dhe nuk ia toleron në asnjë mënyr socializmi dhe regjimet ushtarake ta shpreh mendimin e tij të lirë me të cilin del nga margjina ( forma ) të cilin ia punuan atij dhe e instaluan në të.
Njeriu në regjimet totalitare jeton në mes të burgut, dhe ai është i detyruar që ta mposht vullnetin e tij dhe logjikën e tij dhe kreativitetin që posedon vetëm që të përshtatet me regjimin dhe format të cilat ia përgatitën atij planet e shtetit totalitar, ose . . rebelizmi ose mospërshtatja ( me këtë regjim ) të çojnë në burgje të tmerrshme të cilat nuk e meritojnë as shtazët, dhe në të cilat vdekja është më e lehtë, ndoshta vdekja është kërkesë nderi për ata që bien nën çekanin e socialistëve revolucionarë dhe ushtarakë.
Kurse kapitalizmi me të cilin u mashtruan shumë njerëz, dhe të cilën e konsideronin popujt si rruga e shpëtimit ai dështoj në paragjykimin e tij ndaj njeriun, e sidomos pas përvojës liberale amerikane e cila shpiku burgje të shëmtuara dhe gjenocide ndaj njerëzimit.
Shikimi i kapitalizmit ndaj njeriut – që në esencë – ishte se ai është ( gjallesë shtazore mendore ), pra ai është shtazë që mendon ose logjikon ose flet . . jo tjetër . . kurse shpirti i tij, ndjenjat e tij dhe pjesa shpirtërore, morale dhe njerëzore ato janë imagjinatë e pastër orientale ose fetare ( metafizike ) . . kurse luksi . . dhe interesat . . dhe përparimi në anët e realizueshme për shfryrje materiale dhe logjike . . janë pikësynim . . edhe nëse janë përmes doktrinës mikiaveli ( synimi e justifikon mjetin ) . . pra të gjitha mjetet aktuale dhe shkatërruese janë të pranuara, edhe nëse kërkohet përdorimi i forcës shtazarake ( ta kujtojmë burgun Ebu Graib ) dhe konfiskimi i dy kuptimeve të lirisë dhe demokracisë me të cilat mashtrohej njerëzimi, dhe i mbështeste ëndërrta e tij tek ajo.
E rëndësishme është se kështu u formua njeriu i verbër materialist ( liberal ) sa që natyra e tij e deformuar i injoroj të gjitha virtytet dhe moralet njerëzore, si dhe injoromi i fesë në emër të laicizmit e cila ua lë fenë objekteve fetare ose ( Zotit ) siç pretendojnë, kurse anët tjera të jetës të gjitha për Cezarin ( pushtetarin ) , , apo për pasionin e pushtetarit dhe logjikës së shthurur e ndarë nga inspirimi hyjnor, dhe injorimi i sistemit të Zotit për jetën dhe të jetës në raportin me Zotin, dhe raportet e njeriut me vëllanë e tij njeri, dhe raportet me tërë universin.
Sikurse u dërrmua ( njeriu individ ) në regjimin liberal e cila konspiroi ( në emër të logjikës, laicizmit, interesave, modernitetit dhe pasioneve materiale ), dhe punoi në shndërrimin e njeriut në një shtazë materialiste pasioniste e cila i adhuron numrat, gjërat, dhe ekzagjerimin, dhe nuk mendon për Zotin dhe ditën e gjykimit . . sepse kjo botë për të është e gjithë udhëtimi, dhe duhet ti shijojë – në çdo sekondë – gotat e lumturisë ai dhe rrethi i tij dhe vendi i tij dhe jo më shumë.
Kurse të tjerët . . le të shkojnë drejtë vdekjes së ngadalshme apo të shpejtë, ose le ta presin lumturin në botën tjetër në të cilën besojnë, për të cilën pretendojnë se punojnë për të!!
Dhe kështu u takuan liberalizmi sunduesi i botës sot me komunizmin në shkatërrimin e njeriut, edhe pse ndryshuan në mekanizma dhe parulla!!
Mirëpo i dërguari i Allahut Muhamed b. Abdullah – paqja e Zotit qoftë mbi të – qëndroi trembëdhjetë vite në Meke – dhe dhjetë në Medine – duke e formuar njeriun e plotë në të cilin vërtetohet pozitiviteti shpirtëror dhe fuqia njerëzore dhe morali hyjnor, dhe efektiviteti në punë dhe në investim të bazuar në sakrificë dhe bujari të rrallë përgjatë gjithë historisë..
Si dhe në edukimin e këtij njeriu besimtar në kuptimin e fushave të nënshtrimit të plotë – pasi që është urdhër i lëshuar nga Allahu ose nga i dërguari i tij i cili nuk flet nga pasionet, dhe nuk ka vend për mendim njerëzor – dhe në ato ( fusha ) që ka vend për mendim dhe konsultim, sepse janë fusha që Allahu nuk lëshoi ndonjë vendim, mirëpo e la të lirë për shpikjet e logjikës njerëzore, dhe është obligim – jo vetë e drejtë – përpjekja për kuptimin e formës më të mirë të realizimit të tyre, dhe në nënshtrimin e plotë aludon fjala e Allahut të madhëruar: " Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. " ( el-Ahzab 36)
Kurse në fushën e mendimit dhe konsultim, aludon fjala e Allahut të madhëruar: " Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet..." (Ali Imran 36)
Dhe duhet ta cekim se Sahabët ( shokët e Muhamedit a.s.) e kuptuan këtë ekuacion plotësisht, dhe i njohën kufijtë e caktuar në mes dy niveleve. Për këtë i tha Habab b. Mundhir të dërguarit të Allahut – paqja qoftë mbi të – para ( betejës së bedrit ): O i dërguar i Allahut, a është ky vend që Allahu ta caktoi, apo është mendim, strategji dhe konsultim? Kur ia ktheu i dërguari i Allahut: kjo është strategji dhe konsultim. Ai i tha – me modesti dhe mirësjellje -: ky nuk është vend i duhur... dhe i dërguari i Allahut u bind me konsultimin e Habab b. Mundhir.
Kështu e formoi profeti i Zotit njeriun, i cili di si ti nënshtrohet Allahut dhe profetit të Tij, di si ta përdor mendjen e tij, dhe adhurimin e tij e kryen me të dy çështjet së bashku . . dhe harmonizohet mendja me fuqinë shpirtërore, materiale dhe morale . . dhe di si ti vlerësoj interesat e përgjithshme dhe private me dashuri dhe respekt dhe bujari, dhe si ti jep prioritet asaj që ndodhet tek Zoti ndaj asaj që ndodhet në duar të njerëzve, dhe e vlerëson botën tjetër (Ahiretin) duke mos e injoruar raportin e tij me këtë botë, dhe beson – me një besim të fuqishëm shpirtëror – se Allahu e dërgoi që ti nxjerr kënd të dojë – me lejen e Allahut – prej adhurimit të robërve në adhurimin e Zotit të robërve, dhe prej ngushticës së kësaj bote në gjerësinë e dynjasë dhe ahiretit, dhe prej tiranisë së feve në drejtësinë e Islamit.
Njeriu musliman është njeriu i vetëm i aftë ta shpëtoj këtë anije tani.
Ai është njeriu që duhet ta formojmë pasi që jetuam në mjerim për tre shekuj, në të cilin mbetëm të pushtuar ( duke pranuan kolonializmin ) dhe duke iu përkulur dhe nënshtruar të gjitha paganizmave ideologjik dhe politik!!
Ai është njeriu që do ta ringjall në çdo minutë të kohës efektivitetin e saj, dhe në çdo pjesë të tokës jetën e saj, dhe ta ndriçoj besimin, sheriatin dhe civilizimin Islam në të përsëri . . dhe të bëhet ( thirrës ) me veten e tij, mendimin e tij dhe veprimin e tij.
Ai është njeriu i cili tretet në çdo namaz që të ngritet me të në piedestalin më të lartë, agjëron dhe agjërojnë me të organet e tij dhe idetë e tij, dhe shndrisin në të kuptimet shoqërore bujare me zeqat dhe lëmosh, dhe e di madhësinë e gjërave në realitetin e tyre . . dhe bën haxhin . . dhe i absorbon të gjitha mësimet e këtij pelegrinazhi profetik me babain e profetëve Ibrahimin a.s. deri te Muhamedi a.s. pastaj vendos ta bartë këtë flamur duke i trashëguar ata dy, krenar me këtë prejardhje të pastër, duke ia kthyer historisë kuptimin e saj profetik dhe njerëzor.
Është rikthyer treni njerëzor musliman në hekurudhat e tij, dhe disiplina e njeriut musliman janë përgëzime të lëvizjes dhe stacioneve të cilat i ka caktuar Islami si kërkesë e cila arrin në ( farz ajn ) për çdo musliman dhe muslimane .. dhe ( farz kifaje ) për tërë Umetin pasi ka arrit përçarja dhe dobësia në një nivel që nuk e pranon Islami, dhe është bërë njeriu musliman ( udhëheqës dhe individ, shtete dhe popuj) barrë e Islamit, niveli i këtyre pretenduesve nuk e arrin as nivelin e kohës dhe të civilizimit të tyre, e aq më pak atë nivel të paraardhësve të tyre të cilët e çliruan botën me fenë, diturin dhe shëmbëlltyrën e tyre.
Nën hijen e kësaj mungese dhe këtij mjerimi do të mbetet njeriu " euroamerikan " i cili i dhuroi botës përgjatë këtij qindvjeçari të fundit pamjet më të shëmtuara përmes luftërave botërore dhe rajonale, dhe përmes gjenocidit ndaj popujve, ndotjes së ambientit e moralit, dhe proklamimin e laicizmit, homoseksualizmit dhe devijimit . . kështu që përmes gjithë kësaj dhe të tjerave na dhuroi një model shtazarako-racist me të cilin është e pamundur vazhdimi, ose duhet t'ia hapim dhe përgatitim njerëzimit varrezat e tyre.

Me të gjitha negativitetet që jeton njeriu musliman, ai është i vetmi i cili posedon projektin të aftë për udhëheqje ( të njerëzimit ), dhe ta luaj rolin e shpëtimtarit të anijes së njerëzimit.
Ai është i vetmi i cili posedon mekanizmat dhe fondamentet e pikënisjes e cila është e pa të meta, siç posedon një përvojë ideale të gjallë e reale.
Dhe ai është i vetmi i cili mund ta mbroj botën dhe të sakrifikoj me veten e tij dhe pasurin e tij për hir të besimit të tij dhe fesë së tij, dhe kjo jetë nuk ka vlerë tek ai në rrugë të Allahut dhe të Ahiretit, dhe në shpëtimin e njerëzimit nga kthetrat shtazarake të liberalizmit, komunizmit dhe paganizmit.
Dhe së fundmi, ai është i kualifikuar – sikur të portretizohej përvoja e parë islame me mjetet dhe mundësit moderne – që ti afroj njerëzimit një shëmbëlltyrë ideale, i cili e detyron drejtësinë në njërën anë, kurse në tjetrën posedon mëshirën, dhe e tejkalon racizmin dhe ndeshjen e civilizimeve dhe të besimeve, dhe pasionin e çmendur në varfërimin e njerëzimit në emër të globalizmit, dhe gjenocidin ndaj popujve në emër të zhvillimit demokratik.
Ai është njeriu i drejt . . me miqtë e tij dhe me armiqtë e tij, njeriu i cili erdhi mëshirë për botën . . " E Ne të dërguam ty vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat." [ el – Enbija 107]
Përktheu: Rijad Imeri

Artikuj të ngjajshëm :


Stumble
Delicious
Technorati
Twitter
Facebook

0 komentet:

Posto një koment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More
 

Islam-tim Copyright © 2010 Islam-tim is Designed by Ekipi7