Faqja është akoma në fazë kompletimi



logo

20 janar 2011

Oj robëreshë e All-llahut!



Unë jam i befasuar ndaj Zjarrit të Xhehennemit – si ka mundësi që dikush që ka ikur prej tij të fle?


Unë jam i befasuar ndaj Xhennetit – si ka mundësi që dikush që mallëngjehet për te të fle?


Pasha All-llahun!

Nëse ti as që mallëngjehesh për Xhennet!
As që e ke frikë Zjarrin e Xhehennemit!
Ti do të jesh e humbur!
Dhe i dhimbshëm do të jetë dënimi yt!
Dënimi yt do të jetë i përhershëm dhe lotët tuaj nuk do të përfundojnë.
Ti do të jesh prej të mallkuarave, e dënuar!
Pra nëse pohon se je njëra prej tyre...?
Kush kërkon mbrojtje prej Zjarrit të Xhehennemit?
Dhe kush mallëngjehet për Xhennet?
Atëherë përpiqu për atë që mallëngjehesh.
Dhe mos u devijo prej kësaj dynjaje.
Njëherësh derisa sekondat po kalojnë
Duke mos pritur për ty.!
Dhe vdekja e merr një hapë afër teje.
Për çdo sekondë.
Pra kush je ti para All-llahut?
Përpiqu që të jesh njëri prej njerëzve të Kur`anit.
Ata të cilët vazhdimisht e lexojnë Kur`anin.
Dhe gjuha e të cilëve i donë fjalët e All-llahut.
Që ti shijosh të njëjtat fjalë që gjuha e Pejgamberit të Muhammedit (sal-l All-llahu alejhi ue sel-lem) i ka shijuar.
Oj robëreshë e All-llahut..!
Oj ti që pohon se e donë All-llahun.
Sa kohë ke shpenzuar për Atë sot?
Sa dua ekstra i ke shtuar në sexhdën tënde?
Sa faqe i ke shfletuar në Librin e All-llahut?
Sa herë ka qenë gjuha yte e lagur duke e përmendur All-llahun?
Sa orë prej ditës kanë qenë të dobishme për ty?
Apo mos ka qenë kjo ditë sikurse çdo ditë tjetër?
Një ditë e cila do të dëshmoj kundër teje në Ditën e Gjykimit.
A je ulur dhe po e lexon këtë letër!
Me më shumë dituri se sa që kishe dje.?
Në të vërtet, njëri prej karakterit të myslimanit është.. 
Që ti ta shtosh të mirën në vetën tënde çdo ditë
Dhe të mos qëndrosh në të njëjtën gjendje sikurse dje..
Për arsye se është një lumë që uji i tij është ende i ndotur,
Sikurse lumi i cili ç'doherë është në lëvizje!
Uji i tij mbahet i pastër.
Dhe ti je njashtu
Njëra në veprim
Apo njëra
E cila është shumë e përtacuar që të lëviz në shërbim të All-llahut.

Artikuj të ngjajshëm :


Stumble
Delicious
Technorati
Twitter
Facebook

0 komentet:

Posto një koment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More
 

Islam-tim Copyright © 2010 Islam-tim is Designed by Ekipi7