Mijëra studentë, simpatizues të opozitës kanë dalë nëpër rrugët e Sanës, duke kërkuar largimin e kryetarit Ali Abdullaha Salehut, transmeton el Xhezira.
"Ali, bashkangjitju mikut tënd Ben Aliut" kanë brohoritur protestuesit.
Policia me lotsjsellës ka provuar të shpërndajë protestuesit, hidhërrimi i të cilëve u rrit kur u bë ndërimi i kushtetutës me të cilën kryetari i tanishëm do të mundej që detyrën e vet ta kryej deri në vdekje. JAnë arrestuar diku te 30 protestues, sipas informatave të sigurimeve shtetërore
Mbas "tërmetit politik" tunisian, Saleh urdhëroi zvogëlimin e tatimeve deri më 50% dhe kontrollin e rreptë të çmimeve. Siç' duket i mësuar nga rasti i Ben Aliut dëshiron që ta anashkalojë fatin e njëjtë.
Poashtu për një kohë të shkurtë në vendet kyçe janë shpërndarë një numër i madh i forcave të sigurisë.
Gati gjysma e popullatës së Jemenit jeton në kufirin e varfërisë i cili bën diku te 2$ në ditë
Qeveria mbytet në korrupsion dhe nuk ka, ose fare pak ka, ndikim jashtë kryeqytetit Sana.
Protesta janë mbajtur edhe në jug, në Aden, me thirjet kundër Salehut, mundeshin të dëgjohen edhe parola për secesionizëm. Policia ka gjuajtur ndaj protestuesve, duke lënduar një person, njëzeet e dy janë të burgosur.
0 komentet:
Posto një koment