Faqja është akoma në fazë kompletimi



logo

18 prill 2011

Egjipti ndryshon politikat ndaj Gazës



Pas përmbysjes së presidentit Hosni Mubarak, Egjipti ka filluar me ndryshimin e politikës ndaj Rripit të Gazës.
Ministri i Jashtëm Egjiptian Nabil el Arabi po planifikon të vizitojë së shpejti enklavën e bllokuar.
“Ne mirëpresim vizitën e Ministrit të Jashtëm si dhe të figurave të njohura për në Rripin e Gazës,” tha për Maan News të dielën këshilltari politik i kryeministrit Ismail Hanije, Jusuf Rizka.
El Arabi kishte kërkuar nga deputetet e tij që të fillojnë me përgatitjet për të vizituar së shpejti Gazën.
Kjo vizitë ka për qëllim solidaritetin me Gazën, që është në shtetrrethim nga Izraeli që nga viti 2006.
“Kjo vizitë konsiderohet fillim i një epoke të re për Palestinën dhe popullin e saj si dhe një hap i rëndësishëm për lehtësimin e bllokadës ndaj Gazës”, tha Rizka.
Izraeli vazhdon me shtetrrethimin e ashpër ndaj Rripit të Gazës që nga viti 2006 kur lëvizja e Hamasit fitoi pushtetin në vend.

Artikuj të ngjajshëm :


Stumble
Delicious
Technorati
Twitter
Facebook

0 komentet:

Posto një koment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More
 

Islam-tim Copyright © 2010 Islam-tim is Designed by Ekipi7