Faqja është akoma në fazë kompletimi



logo

25 prill 2011

KUSH I EDUKON FËMIJËT TANË



Çdo pyetje kërkon edhe përgjigjen e saj. Këtë pyetje çdo prind duhet t’ia parashtrojë vetes. Një pyetje që shkakton dhimbje, dëshpërim, gëzim dhe shpresë, për çdokënd sipas realitetit të tij. Është një pyetje, e cila nuk pranon vonimin e përgjigjes e as që e toleron mosangazhimin për ndryshim të gjendjes dhe edukim të mirëfilltë. Pyetja në fjalë është: kush i edukon fëmijët tanë? Vëlla i dashur dhe motër e nderuar, prindër të ardhmërisë së këtij umeti, a ia keni parashtruar vetes këtë pyetje? 
Edukimi i fëmijëve a është në listën e prioriteteve tona, që duhet t’i kryejmë me përkushtim e me zell, apo frytin e zemrës tonë dhe shpresën për shpërblime pas vdekjes ia kemi falur atij nga i cili nuk pritet asgjë e mirë, të largëtit i cili nuk i mëshiron e as që i drejton në rrugën e udhëzimit?! Këtë  pllakë të bardhë, e cila ka lindur në Islam të pastër si duhet ta trajtojmë? A e zbatojmë ajetin, i cili na urdhëron qartë ta ruajmë veten dhe familjet tona nga zjarri i xhehenemitdhe hadithin, i cili thekson përgjegjësinë tonë për familjen dhe fëmijët tanë duke thënë çdokush është bari dhe çdokush do të përgjigjet për kopenë e tij?Apo pa u angazhuar fare rreth tyre do të lejojmë që dikush tjetër të shkruajë mbi atë pllakë dhe të edukojë gjenerata të kopjeve të bastarduara të perëndimit, që nuk e njohin të mirën e as që e mohojnë të keqen, që vrapojnë pas epsheve, që pasojnë vlera të rrejshme dhe që shkatërrojnë ardhmërinë e familjes, si boshti i çdo shoqërie të shëndoshë. Me keqardhje konstatoj se realiteti është i hidhur. Shumë prindër nuk kujdesen për edukatorët e fëmijëve të tyre. Familja, e cila duhet të jetë bartëse e edukimit, me sa duket po e humb luftën me mediumet, të cilët dalëngadalë po kthehen në (ç)edukues të vërtetë të fëmijëve tanë. Televizioni, interneti, lojërat kompjuterike dhe mediumet e shkruara kanë zëvendësuar familjen dhe shkollën në edukimin e fëmijës.
Akademia amerikane për psikiatri fëmijërore në studimin e saj rreth ndikimit të muzikës në sjelljen e fëmijëve dhe adoleshentëve ka vërejtur këto tipare të muzikës (e cila dominon në mediumet) së preferuar nga fëmijët dhe adoleshentët:
Droga dhe alkooli glorifikohen, vetëvrasja përmendet si alternativë dhe zgjidhje, dhuna dhe format më të shëmtuara të seksit si sadizmi, mazohizmi, incesti promovohen si sjellje e rëndomtë.
Afro 80% prej fëmijëve që kanë qasje në internet e shfrytëzojnë atë pa kontrollin e prindërve. 60% prej tyre janë ballafaquar me materiale pornografike, materiale që promovojnë dhunë, urrejtje, izolim e kështu me radhë. Nëse këtij realiteti i bashkëngjisim edhe faktin e mospërputhjes mes interesave edukative të familjes dhe asaj që shfaqet si model në mediumet, atëherë na qartësohet realiteti që përshkruhet me dy fjalë; shpërbërje dhe humbje. Psikologët muslimanë duke folur për realitetin e hidhur, si shkaqet kryesore të shpërbërjes së personalitetit tek fëmijët dhe adoleshentet përmendin:
Edukimi kontradiktor, familja po largohet më tepër dita-ditës nga jeta e fëmijës dhe vendin e saj po e zënë mediumet, të cilët janë bërë domosdoshmëri e jetës, si ajri dhe uji për fëmijët e këtij shekulli. Këto mediume shfrytëzohen:
Për largimin e fëmijëve nga identiteti thelbësor i tyre, Islami.
Për imponimin e kulturës së importuar, e cila në shumë gjëra kundërshton bazat e besimit Islam dhe sjelljen Islame.
Promovojnë pasimin e modeleve jo islame që përhapin antivlera.
Vetëdija e dobët e prindërve për nevojat e fëmijëve të tyre, si pasojë e mosinteresimit dhe e mosnjohjes së nevojave të fëmijëve sipas moshës së tyre.
Mosha e fëmijës, dallimet në aftësi dhe prirje si problem në veti. Shumë prindër nuk arrijnë t’i zbulojnë aftësitë e fëmijëve të tyre, si dhe prirjet që kanë ata e pastaj kjo gjë rezulton me imponimin e drejtimeve të papëlqyera dhe zhgënjimin tek fëmija.
Mungesa e edukimit praktik dhe dallimi shpeshherë i madh mes fjalëve dhe veprave. Fëmija si kopjues i prindërve shpeshherë has në kundërthënie mes fjalëve dhe veprave, që pastaj ndikojnë në humbjen e besimit dhe krijimin e një personaliteti të dyfishtë. 
Koha e gjatë e harxhuar para mjeteve të komunikimit virtual shkaktojnë probleme në ocializmin e fëmijëve.  Kjo gjë manifestohet me mbyllje në vetvete, probleme të vëmendjes dhe të memories. Sipas një studimi pas shikimit të televizorit për pesë minuta trurit i nevojitet një orë e gjysmë për ta kthyer në gjendje normale në të cilën vëmendja dhe mësimi bëhen të mundshëm.
Idealja që promovohet nëpër mediume shpeshherë është e paarritshme për fëmijën e rëndomtë. Kjo shkakton humbjen e vetëbesimit dhe mbjelljen e ndjenjës së inferioritetit.  
Reklamat si mjet i përhapjes së kulturës së konsumit (identifikimi i lumturisë personale me konsumimin e të mirave materiale). Si pasojë e reklamave tek fëmija krijohen standarde të veshjes, ushqimit, lodrave që jo vetëm janë të dëmshme për aspektin edukativ (këmbëngulet në kopjim dhe përkufizohet kreativiteti), por edhe për shëndetin psikofizik të fëmijëve (gjenerata e fëmijëve të hamburgerit dhe koka-kolës).
Largimi nga ky realitet nënkupton kthimin në bazat e edukimit Islam e që janë:
Sinqeriteti dhe përkushtimi i plotë në edukimin e fëmijëve tanë.
Zbatimi i Islamit në vetë-identifikim dhe sjellje, ose e thënë ndryshe edukimi me sjellje shembullore.
Theksi të vihet në rrënjëzimin e parimeve të Imanit dhe Islamit tek fëmija.
Kultivimi i vlerave islame dhe identifikimi i fëmijëve tanë me këto vlera.
Kujdesi ndaj moshës, aftësive dhe prirjeve që kanë fëmijët.
Kreativiteti dhe angazhimi në gjetjen e alternativave, që do të zëvendësojnë dominimin e mediumeve joislame në edukimin e fëmijëve tanë, e kështu me radhë.
Është fakt i pamohueshëm se edukimi i mirëfilltë është rrugë e gjatë dhe plot sfida e rreziqe. Nëse ne nuk do të marrim iniciativën dhe nuk do të angazhohemi në edukimin e gjeneratave të ardhshme, atëherë çfarë të ardhme duhet të presim. Pse përkrah pasivitetit tonë, ne duhet ta ngremë gishtin e akuzës e ta drejtojmë tek të tjerët. Ne jemi ndërtuesit e ardhmërisë të Umetit tonë. Rikthimi i krenarisë së Umetit fillon aty ku jeton ti, në shtëpinë tënde, me përkushtimin dhe angazhimin për edukim të amanetit tonë, fëmijëve tanë. Mos e vono rikthimin e krenarisë. Allahu është Ndihmësi i besimtarëve. 

Artikuj të ngjajshëm :


Stumble
Delicious
Technorati
Twitter
Facebook

0 komentet:

Posto një koment

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More
 

Islam-tim Copyright © 2010 Islam-tim is Designed by Ekipi7